Përballje Kokëdhima-Bushati në “Opinion” për pallatin e Qeparoit. Bushati: “Në PS thonë që u prishe kauzën”. Deputeti: “Pallati, i vëllait tim. Nuk kam lidhje”

Koço Kokëdhima, deputet i PS-së është përfshirë në një debat direkt me gazetarin Anci Bushati, gjatë zhvillimit të emisionit “Opinion”. Kokëdhima ka ndërhyrë pasi Bushati ka përmendur pallatin e Qeparoit, i bërë legjendë edhe në Parlament. Bushati ka sjellë si shembull pallatin e Lulzim Bashës në Vlorë(sic) i cili ndonëse ishte me leje u prish, kurse pallati i vëllait të Kokëdhimës, nuk prishet. Deputeti i ka cilësuar akuzat e Bushatit thashetheme si ato të grave në lagje, duke ngritur pretendimin se pallati është i vëllait, i marrë me leje nga shteti. Madje sipas tij, i vëllai e ka fituar edhe gjyqësisht çështjen. Kokëdhima i është shmangur madje pyetjes së Andrea Stefanit nëse pallati respekton disatancat sipas kërkesave të ligjit. “Unë nuk kam asnjë lidhje me këtë ndërtim. Ky ndërtim është bërë me leje të rregullt dhe është ballafaquar me qeverinë e shkuar”, tha Kokëdhima. Kjo përballje ka interferuar në një emision që ishte përqendruar te debatet Blushi-Rama, për të cilat gazetarët kanë mbajtur qëndrime të ndryshme. P.sh Bushati i është drejtuar Kokëdhimës se “shumë socialistë po thonë se Ju u prishet kauzën”. Kurse për rastin Blushi, Stefani dhe Lorenc Vangjeli kanë shprehur mendimin se deputeti socialist, po priejkton “pesimizmin e ambicieve të veta në një projekt politik të forcës ku aderon”. Emigrimi? Përveç varfërisë, Lorenc Vangjeli, ka dhënë edhe një shpjegim me natyrë mistike, diçka e ngjashme histerinë kolektive. “Është amoku i të deprimuarve. Ne të gjithë në këtë vend jemi të deprimuar”, tha Vangjeli.
s.z
Comments
E vertete çka thote Vangjeli,

E vertete çka thote Vangjeli, ne Shqiperi njerezit jane nen stres e depresion per shkak se jetojne te zhytur teresisht ne nje bote irreale te nje materializmi ekstrem, qe s'le hapesire per miresite e nje dimensioni me te larte si ai shpirteror. Dhe kur jeton ne depresion, jeta humbet vlere duke u bere barre e rende.

Nje individ shpirteror ka gjithmone per baze parimin: çdo gje qe deshiron per vete, beje per tjetrin dhe asgje te pakendshme per vete, mos ia bej tjetrit!

Zgjimin e kemi me afer hundes, mjaft te mos e injorojme siç vazhdojme te bejme prej shekujsh!

Leonard L.

Add new comment