Arkiv-Lajme
“Eksod me dekret të Presidentit” shkruan “Shekulli”
“Numri i personave, të cilët dorëzojnë shtetësinë shqiptare, është dy herë më i lartë se i atyre që marrin pasaportë kuqezi”. Kështu shkruan sot “Shekulli” që analizon raportin mes dekreteve për dhënie shtetësie dhe atyre për lënie shtetësie. Referuar artikullit, vetëm në 4 muajt e parë të vitit 2015, Nishani ka firmosur largimin e 143 shtetasve.
Gonxhe në garë për këshillin bashkiak të Tiranës për PDK-në e Ndokës?
Blendi Gonxhe i është rikthyer politikës aktive duke u bërë pjesë e garës për zgjedhjet e 21 qershorit. Kështu shkruan “shqiptarja.com” që në një artikull të saj evidenton se Gonxhe garon për këshillin bashkiak të Tiranës në siglën e Partisë Demokristiane të Nard Ndokës. Ai është i pari në listën e kandidatëve për këshilltarë të PDK-së në Tiranë. Blendi Gonxhe është protagonist i lëvizjes së dhjetorit’91 dhe bashkëpunëtori i ngushtë i Ramës në vitet 2000. Ai ka qenë nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, në kohën kur Edi Rama ishte kryetar i saj.
Bylykbashi dorëzon projektligjin, PD kërkon të shtojë 2 nene në Kodin Zgjedhor me synim të pengojnë personat me rekorde kriminale
Demokratët kërkojnë ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Me 2 nene që kërkojnë t’i shtohen këtij Kodi Partia Demokratike synon të pengojnë personat me rekorde kriminale të marrin pjesë apo të zgjidhen në garën e 21 qershorit. Kryetari i Komisionit Kuvendor për dekriminalizimin Oerd Bylykbashi ka dorëzuar në Kuvend një projektligj me ndryshime tranzitore i cili duhet të gjejë dhe mbështetjen e maxhorancës për t’u zbatuar për zgjedhjet lokale.
Nasip Naço nuk kursen akuzat ndaj KLD-së: E paaftë, nuk po kryen asnjë nga detyrat qe i ngarkon kushtetuta
Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, nuk kursen akuzat ndaj Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pikërisht kur kritikat ndaj sistemit te drejtësisë sa vijnë e shtohen. Në intervistën dhënë për “Vizion Plus”, ai e quan KLD-në një institucion jo eficent, që nuk po kryen asnjë nga detyrat qe i ngarkon kushtetuta. Naço thotë se nga 15 kërkesa qe i janë drejtuar KLD-se për shkarkim te gjyqtareve vetëm një është pranuar, ndonëse shkeljet kane qene flagrante siç ishte ajo e gjyqtarit te Kavajës, Osman Aliu, i cili vazhdon te jete ende ne detyre.
Albin Kurti thotë se shqiptarët e Maqedonisë të jenë të shtypur dhe u propozon protesta për të zgjidhur në kërkesat e tyre
Gazeta “Express” shkruan se pushteti maqedonas i zhytur në korrupsion, me inskenime sikur ai i Gushincës, po tenton të sigurojë amnistinë për vete. Të martën, në Gushnicë të Likovës, u raportua për një sulm të armatosur në stacionin e policisë nga një grup prej 40 personash, që qeveria maqedonase e quajti sulm terrorist. Njohës të zhvillimeve në Maqedoni shprehen se skenarë të tillë kishin përdorur edhe më herët burrështetasit maqedonas. Por tani, përgjimet e publikuara nga partia opozitare, e udhëhequr nga Zoran Zaev, kanë shkundur qëndrueshmërinë e ekzekutivit atje, raporton “KTV”.
Tërmet 7.8 ballë, mijëra të vdekur kryeqyetetin Katmandu të Nepalit
Një termet i fuqishëm prej 7.8 ballësh ka goditur kryeqyetetin Katmandu të Nepalit sot, duke shkaktuar viktima dhe shkatërrime të mëdha. Ka njoftime për mijëra të vdekur dhe të plagosur. Pritet që numri i të vdekurve dhe plagosurve të rritet.
Serbia deklaron se Korridori 10 përfundon brenda 2016-ës
Serbia njofton se brenda vitit 2016 do të përfundojë ndërtimit i Korridorit 10. Ministrja serbe e Ndërtimit, Zorana Mihajlovic, deklaroi të premten gjatë inspektimit të punimeve se 60% e punimeve janë kryer. Punimet po kryhen nga firma greke “Terna” dhe janë brenda afateve. Korridori në fjalë lidh Serbinë me Maqedoninë dhe Greqinë dhe bën pjesë në një nga akset kryesore.
s.z
16 mijë të papunë nga aksioni kundër informalitetit?
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka postuar së fundmi në “Facebook” një koment të shkurtër të përqendruar kryesisht te situata ekonomike. Ndonëse merret me të dhënat statistikore e shumta, një element meriton vëmendje si e dhënë e rëndësishme: “Ne Shqiperi u prishen 8 mije lokale, klube, kafene, dyqane, shtepi banimi ku merrnin rrogen se paku 16 mije qytetare”, shkruan Berisha. Aksioni kundër informalitetit u trumbetua si sukses nga qeveria, por do të duhej një përgjigje ndaj kësaj shifre të papunësh të prodhuar prej saj.
Vizita te Mark Frroku, sqaron Spartak Braho: “Te Spitali Gjerman shkova për arsye shëndetësore. Investigues, bëhuni seriozë e të ndershëm, se na sëkëlldisët kalamajt, miqtë e shokët!”
U përfol sot se kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, kishte vizituar në spital Mark Frrokun. Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, kërkoi nga Braho të sqarojë pozicionin dhe ky i fundit ka shpërndarë një deklaratë ku ndër të tjera thotë: “Jam befasuar dhe kam ndjerë keqardhje e neveri që ndonjë media vazhdon të mbetet përhapëse e lajmeve dizinformuese, mision ky që jo vetëm nuk i ka hije një televizioni, por i katandis ato në si mos më keq e në përdorim klientelist të soj e sorollopësh intrigantë e aspak profesionalë.
Ka diçka përtej fjalëve në aksionin e Ben Blushit?
Mero Baze postoi dje në gazetën e tij “Tema” një opinion me titull: “Blushi, një përpjekje për të rilindur”. Siç mund të merret me mend, opinioni merret me kritikat e deputetit në fjalë, të cilat nga njerëz afër qeverisë, janë administruar duke neglizhuar vërtetësinë e përmbajtjes së tyre. Baze i njeh objektivitetin kritikave në fjalë; Shqipëria jonë, kështu siç e prekim dhe jetojmë përditë, lë vend për të gjitha kritikat. Por me të drejtë tanimë pyetja bazë dhe themelore është: kërkon Blushi diçka më shumë sesa vetëm protagonizmi i kritizerit?