Ka diçka përtej fjalëve në aksionin e Ben Blushit?

Postuar në 25 Prill, 2015 09:46

Mero Baze postoi dje në gazetën e tij “Tema” një opinion me titull: “Blushi, një përpjekje për të rilindur”. Siç mund të merret me mend, opinioni merret me kritikat e deputetit në fjalë, të cilat nga njerëz afër qeverisë, janë administruar duke neglizhuar vërtetësinë e përmbajtjes së tyre. Baze i njeh objektivitetin kritikave në fjalë; Shqipëria jonë, kështu siç e prekim dhe jetojmë përditë, lë vend për të gjitha kritikat. Por me të drejtë tanimë pyetja bazë dhe themelore është: kërkon Blushi diçka më shumë sesa vetëm protagonizmi i kritizerit? Ka një histori politike deputeti në fjalë që nuk i jep atij shumë kredite si njeri i veprimit politik. Ndaj edhe pyetja e parashtruar nga Baze në fund të opinionit kërkon një përgjigje, në mënyrë që ky aksion mediatik i Blushit të mos rezultojë flakë kashte: “Nëse në këtë vend, do të ketë iniciativa të tilla, që të kenë vullnet të bëjnë aleancë me votuesit kundër zhgënjimeve qeveritare, ky vend ka shpresë. Ka shpresë dhe për Blushin, nëse nuk i lë në baltë ata në emër të të cilëve ka nisur e flet. Nëse ia del t’i përfaqësojë ata, edhe ai mund të rilindë. Dhe s´kemi për t’ia zënë në gojë që nuk është më socialist. Rëndësi ka t´ia dalë të eci vetë”, shkruan Baze, që nuk ia kursen thumbin, kryethumbuesit të PS-së. Ka pra diçka përtej fjalëve në këtë aksion?
s.z

Comments

Submitted by Me shume kujdes... (not verified) on

Mero Baze e Ben Blushi kane paguar cmime te shumta,

per te qene ata gazetare qe jane, ndonese here ne kahe te perkunderta, e here ne te njejten kahje pushteterore.

Nuk e kam te lehte ta besoj dot deri ne detaj Ben Blushin, (edhe pse ai ka te shumten e se drejtes ne raport me shperdoruesit e

pushtetit) , por nuk bashkohem dot as me ironine e kolegut te tij, Baze.

Baze eshte gati te besoj tere lajmet kunder Koco Kokedhimes, edhe kur keto i thote Ben Blushi,

por nuk merret mire vesh perse vihet ne dyshim fakti se Ben Blushi ka lidhje denbabaden me PS-ne,

shume me shume se interesat kush e di perse, te Edi Rames dhe Erjon Velise...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.