Tërmet 7.8 ballë, mijëra të vdekur kryeqyetetin Katmandu të Nepalit

Një termet i fuqishëm prej 7.8 ballësh ka goditur kryeqyetetin Katmandu të Nepalit sot, duke shkaktuar viktima dhe shkatërrime të mëdha. Ka njoftime për mijëra të vdekur dhe të plagosur. Pritet që numri i të vdekurve dhe plagosurve të rritet. “Zëri i Amerikës” raporton se operacionet e shpëtimit po kërkojnë për viktima poshtë rrënojave të ndërtesave të shkatërruara, ndërkohë që disa njerëz po trajtohet në vend ngjarje dhe disa të tjerë po dërgohen nëpër spitale me gjymtyrë të thyera dhe plagë të tjera serioze. Gazetari Tom Bell i cili jeton në kryeqytetin nepalez Katmandu foli me telefon me agjencinë e lajmeve “Associated Press”. “Toka u lëkund me fuqi të madhe për ndoshta 30 sekonda. Unë isha përjashta kur ndodhi dhe pemët po përkuleshin si të çmendura”. Lëkundjet e fuqishme të termetit që ndodhi para drekës sipas orës lokale, bënë që njerëzit të dilnin nëpër rrugë të frikësuar. Zyrtarët thonë se termeti u ndje edhe në disa qytete në veri të Indisë, në Tibet dhe Bangladesh, ku ka patur njoftime për viktima. Lëkundjet e forta që shkatërruan tempuj shekullorë po ashtu kanë shkaktuar një ortek dëbore në malin e Everestit duke bllokuar disa alpinistë dhe mesa duket kanë shkaktuar të plagosur. Ky është tërmeti më i fuqishëm që ka goditur këtë vend të varfër të Azisë Jugore në më shumë se 80 vjet.
Add new comment