“Eksod me dekret të Presidentit” shkruan “Shekulli”

“Numri i personave, të cilët dorëzojnë shtetësinë shqiptare, është dy herë më i lartë se i atyre që marrin pasaportë kuqezi”. Kështu shkruan sot “Shekulli” që analizon raportin mes dekreteve për dhënie shtetësie dhe atyre për lënie shtetësie. Referuar artikullit, vetëm në 4 muajt e parë të vitit 2015, Nishani ka firmosur largimin e 143 shtetasve.
“Në bazë të kërkesave të paraqitura dhe materialeve të depozituara edhe nga Ministria e Brendshme, një eksod paralel me atë në pikat e kalimit të kufirit, duket se është zhvilluar tashmë në rrugë zyrtare. Janë 143 persona, të cilëve u është dhënë mundësia nga Kreu i Shtetit për të hequr dorë nga shtetësia shqiptare. Ndërkohë, numri i personave, të cilët e kanë marrë shtetësinë shqiptare është dy herë më i vogël” shkruhet në artikull. Diferenca e theksuar mes marrësve dhe lënësve të shtetësisë shqiptare, sipas ekspertëve ligjorë, vjen pikërisht nga nevoja e qytetarëve për të plotësuar kriteret e kërkuar nga ligjet e vendeve ku ata kanë synuar të zhvendosen.
Për më shumë: http://shekulli.com.al/p.php?id=249676
n.k
Add new comment