Bylykbashi dorëzon projektligjin, PD kërkon të shtojë 2 nene në Kodin Zgjedhor me synim të pengojnë personat me rekorde kriminale

Demokratët kërkojnë ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Me 2 nene që kërkojnë t’i shtohen këtij Kodi Partia Demokratike synon të pengojnë personat me rekorde kriminale të marrin pjesë apo të zgjidhen në garën e 21 qershorit. Kryetari i Komisionit Kuvendor për dekriminalizimin Oerd Bylykbashi ka dorëzuar në Kuvend një projektligj me ndryshime tranzitore i cili duhet të gjejë dhe mbështetjen e maxhorancës për t’u zbatuar për zgjedhjet lokale. Bylykbashi akuzon të majtët se me dashje kanë vonuar punën në Komisionin e Dekriminalizimit duke dëshmuar sipas tij se nuk kanë vullnet që personat me të shkuar kriminale të dalin jashtë politikës. Sipas Bylykbashit për hartimin e draftit është marrë si model eksperienca më e mirë ndërkombëtare dhe se ai është në përputhje me rezolutën e miratuar nga parlamenti për dekriminalizimin.
Add new comment