16 mijë të papunë nga aksioni kundër informalitetit?

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka postuar së fundmi në “Facebook” një koment të shkurtër të përqendruar kryesisht te situata ekonomike. Ndonëse merret me të dhënat statistikore e shumta, një element meriton vëmendje si e dhënë e rëndësishme: “Ne Shqiperi u prishen 8 mije lokale, klube, kafene, dyqane, shtepi banimi ku merrnin rrogen se paku 16 mije qytetare”, shkruan Berisha. Aksioni kundër informalitetit u trumbetua si sukses nga qeveria, por do të duhej një përgjigje ndaj kësaj shifre të papunësh të prodhuar prej saj. Kjo pasi politikat qeverisëse është e udhës që të parashikojnë edhe pasojat. Gjithnjë, ka vlerë kjo, nëse të dhënat e shërbyera nga Berisha, pranohen si të vërteta.
s.z
Add new comment