Banorët e Marinzës bëjnë peticion për dëmshpërblimet dhe shkruajnë se shpërngulja është një prej opsioneve

Postuar në 23 Prill, 2015 11:07

Banorët e zonës naftëmbajtëse të Marinzës shprehin gatishmëri për t’u shpërngulur nga fshati, një opsion ky që është vlerësuar edhe nga qeveria shqiptare si i mundshëm. Përmes një peticioni, dërguar kompanisë që shfrytëzon puset e naftës, 750 banorë kërkojnë dëmshpërblim në masën 100%, që kompania të marrë përsipër të gjitha tokat në rrezik, shërbim shëndetësor falas, urbanizim të fshatit, punësim të të gjithë djemve si dhe ndalje të shpërthimeve nëntokësore. Sipas banorëve, nëse këto kërkesa nuk plotësohen, ata do të kërkojnë shpërngulje nga fshati. Ky peticion vjen pas shpërthimeve të dy puseve që detyruan banorët të evakuohen përkohësisht por që nga ana tjetër shkaktuan ndotje të konsiderueshme.

http://www.balkanweb.com/site/banoret-e-marinzes-peticion-bankersit-permbushni-kerkesat-ne-te-kundert-do-shperngulemi/

Opsioni i shpërnguljes së banorëve me qëllim zhvillimin e aktivitetit naftënxjerrës në zonën e Marinzës është artikuluar fillimisht nga ministri i Energjisë e Industrisë Damian Gjiknuri me 8 prill ndërsa raportonte në komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese. 

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Populli shqiptar njilloj si popujt e vendeve me nafte.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.