Arkiv-Lajme
Carrefour në sekuestro konservative, grupi Balfin riblen kompaninë, zinxhir borxhesh ndaj furnitorëve
Burime nga grupi Balfin i biznesmenit Samir Mane kanë konfirmuar për revistën Monitor se grupi ka blerë sërish hipermarketin Carrefour, ndonëse ky transaksion nuk është reflektuar ende në QKR. Ndërkaq asetet e kompanisë më të madhe të supermarketeve e hipermarketeve në vend CMB Albania-Carrefour janë vënë në sekuestro konservative në 17 prill nga një shoqëri përmbarimore për llogari të dy sipërmarrjeve të tjera, Euronuovo dhe Luku. Lëvizjet bëhen të ditura në Qendrën Kombëtare të regjistrimit.
SHKUP/ Materiale të aferës së përgjimeve, Zoran Zaev pritet që kësaj jave të lëshojë "bombat" për shqiptarët
Në Shkup gjatë kësaj jave pritet që opozita maqedonase të publikojë të ashtuquajturat "bomba" që kanë të bëjnë me shqiptarët. Agjensia e lajmeve “INA” thotë se lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka paralajmëruar nga fundi i javës së kaluar se së shpejti do të publikojë materiale të aferës së përgjimeve që kanë të bëjnë me çështje të ndjeshme që do të prekin marrëdhëniet ndëretnike. Sipas “INA”-s kjo pritet të jetë edhe sinjalizim për të ashtuquajturat "bomba" që kanë të bëjnë me çështje për shqiptarët.
Presidenti Nishani nuk firmos shkarkimin e rektorit “spektakolar” të Durrësit. “Qeveria do ta kontrollojë politikisht universitetin”
Presidenti Bujar Nishani nuk sheh asnjë provë bindëse që ai të firmosë shkarkimin e rektorit të Universitetit të Durrësit, Mit’hat Mema, pas kërkesës së ministres së Arsimit, Lindita Nikolla. Rektori Mema u bë personazh publik kur u akuzua nga kolegu i vet, dekani Elmas Leci, se e mbante atë të izoluar prej dy muajsh në zyrën e tij. Ministria e Arsimit e kishte refuzuar kërkesën për shkarkimin e Lecit, e madje ministrja Nikolla i bëri Memës një “gjyq mediatik” para kamerave kur e kritikoi për sjelljen e shëmtuar ndaj dekanit.
Rrugë drejt Europës apo lundrim drejt vdekjes! Video tragjike e mbytjes së anijes me emigrantë në brigjet e Rodosit (Video)
Pas tragjedise me mbi 700 viktima në kanalin e Siçilisë, në ujërat e Mesdheut u luajt një tjetër akt tragjik ku një anije me emigrantë u fundos në afërsi të ishullit grek, Rodos. Përpjekjet e ekipeve greke të shpëtimit ishin të jashtëzakonshme në një det të trazuar dhe me dallgë. Aksidenti ndodhi kur anija u përlas në një shkëmb dhe të gjithë pasagjerët përfunduan në det. Në mjetin lundrues ndodheshin më shumë se 200 persona, ndërsa është konfirmuar vdekje e tre emigrantëve.
Dokumentet që zbulojnë strukturën e IS. “Ngjashmëri me STASI-n gjermano lindor”. Konfrontimi sunit-shiit do ta kthente organizatën në një fuqi kryesore
“Spiegel” publikon në datën 18 të këtij muaji një material që e cilëson ekskluziv dhe që sipas të cilit shtjellphet e gjithë struktura funksionale dhe organizative e Shtetit Islamik. Ideator i prezumuar është Samir Abd Muhammad al-Khlifaëi, me pseudonimin Haji Bakr, një ish-oficer i shërbimit sekret iraken. Revista gjermane shkruan se Bakr e ka përpiluar strukturën duke e shkruajtur me dorë, në një material prej 31 faqesh. Sipas këtij materiali, ishte Bakr, i vrarë në janar 2012, që ideoi kalimin e militantëve të IS në Siri, kapjen e territoreve dhe mandej nisjen e sulmit drejt Irakut.
Deputetja e Berluskonit pas tragjedisë së mbrëmshme: Italia t’i mbysë varkat e trafikantëve që në nisje
Pas tragjedisë së mbrëmshme në Mesdhe ku kanë humbur jetën në det rreth 900 emigrantë ilegalë, një nga promovimet tipike të Silvio Berluskonit, Daniela Santanche, deputete e Forza Italia, ka deklaruar për televizionin SKY TG24 se Italia duhet të fillojë aplikimin e një strategjie vetëmbrojtëse. “Kjo që ndodhi është tragjedia më e madhe e qeverisë italiane, Aksi mes Renzit, Alfanos dhe Boldrinit ka sjellë këtë katastrofë.
"Emigrimit masiv” i mungon përgjigja ekonomike...
Gazeta “Shqip” raporton sot se në 10 ditët e fundit janë ndalur në kufi rreth 2000 qytetarë që mendohej se do të kërkonin azil për arsye ekonomike në Gjermani, apo vende të tjera të BE-së. E thënë ndryshe, Shqipëria po përshkuhet së fundmi nga një dëshirë në rritje për emigrim ekonomik. Duke pranuar këtë, është disi cinike, në mos e papërgjegjshme që të synosh ta trajtosh këtë situatë me mekanizma policorë.
Agimi i Artë para gjyqit, domethënia e hapjes së seancës sot në ditëlindjen e Hitlerit
Sot, ditën e lindjes së Adolf Hitlerit, dalin para gjykatës në Athinë kryetari i Agimit të Artë, Nikos Mihaloliakos dhe 17 deputetët e kësaj partie. Për të parën herë pas Luftës së Dytë Botërore një parti politike parlamentare ulet në bangën e të akuzuarve. Akuzat janë krijim dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, pa harruar dhe vrasjen e këngëtarit antifashist, Pavlos Fyssas, për çka disa deputetë akuzohen si urdhërues. Gjykatësit pritet të përcaktojnë nëse organizata është një strukturë e tipit nazist e kamufluar si parti politike.
a.k
Një analizë për “funeralin” e Rilindjes. A po shkon drejt divorcit me Partinë Socialiste deputeti Ben Blushi?
Kritika të forta kundër qeverisë dhe drejtimit politik të Partisë Socialiste ka artikuluar deputeti dhe anëtari i kryesisë Ben Blushi. Në një analizë të gjatë në gazetën “Panorama” mbi sjelljen e mazhorancës në pushtet dhe filozofinë e qeverisjes Blushi flet për një zhgënjim të madh nga kauza me të cilën e majta erdhi në pushtet, duke parashikuar një fund të shpejtë për koalicionin e udhëhequr nga Edi Rama. “Gjatë muajve të fundit më është dukur sikur po marr pjesë në një funeral; Që vazhdon; Është një funeral ku nuk mungoj dot.
Rreth 900 viktima në Kanalin e Sicilisë. 28 emigrantë afrikanë të shpëtuar. 24 kufoma. Ban Ki-Moon: Nevojitet solidaritet
Kjo është ngjarja më e rëndë që ka ndodhur në kanalin e Sicilisë në Itali. Rreth 900 viktima, gati i tërë numri i emigrantëve që gjendeshin në anije. Kështu e cilësojnë mediat ndërkombëtare mbytjen e anijes së peshkimit, rreth 60 milje larg brigjeve të Libisës. E mbushur me emigrantë nga Afrika, anija është përmbysur teksa po udhëtonte për në ishullin e Lampeduzas, mbrëmjen e 18-19 prillit. Sipas të dhënave zyrtare të minutës së fundit, 28 mendohet të jenë të mbijetuarit nga 950 emigrantët e paligjshëm që kishin ndërmarrë këtë udhëtim të frikshëm mes detit.