Deputetja e Berluskonit pas tragjedisë së mbrëmshme: Italia t’i mbysë varkat e trafikantëve që në nisje

Postuar në 20 Prill, 2015 05:21

Pas tragjedisë së mbrëmshme në Mesdhe ku kanë humbur jetën në det rreth 900 emigrantë ilegalë, një nga promovimet tipike të Silvio Berluskonit, Daniela Santanche, deputete e Forza Italia, ka deklaruar për televizionin SKY TG24 se Italia duhet të fillojë aplikimin e një strategjie vetëmbrojtëse. “Kjo që ndodhi është tragjedia më e madhe e qeverisë italiane, Aksi mes Renzit, Alfanos dhe Boldrinit ka sjellë këtë katastrofë. Zgjidhja e vetme është që aeronautika italiane dhe marina ushtarake të pajisen shpejt për të mbytur barkat që janë gati për nisje, siç kemi bërë në të kaluarën në Shqipëri; dhe të punohet për hapjen e qendrave të pritjes në brigjet afrikane. Kështu, askush të mos mendojë për të fituar para në kurriz të të dëshpëruarve, siç tregojnë disa hetime. Italia nuk mund ta vuajë këtë pushtim”.

a.k

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Gjithmone FETYRE E NDYTE kjo.......</p>

Submitted by Anonimi (not verified) on

<p>Ministria jone e jashtme dhe ambasada ne Rome do protestojne fuqishem, me siguri, sic e kane zakon...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.