Një analizë për “funeralin” e Rilindjes. A po shkon drejt divorcit me Partinë Socialiste deputeti Ben Blushi?

Kritika të forta kundër qeverisë dhe drejtimit politik të Partisë Socialiste ka artikuluar deputeti dhe anëtari i kryesisë Ben Blushi. Në një analizë të gjatë në gazetën “Panorama” mbi sjelljen e mazhorancës në pushtet dhe filozofinë e qeverisjes Blushi flet për një zhgënjim të madh nga kauza me të cilën e majta erdhi në pushtet, duke parashikuar një fund të shpejtë për koalicionin e udhëhequr nga Edi Rama. “Gjatë muajve të fundit më është dukur sikur po marr pjesë në një funeral; Që vazhdon; Është një funeral ku nuk mungoj dot. Për mua, ky është funerali i Rilindjes, në të cilin jemi ftuar të marrim pjesë. Çudia është se Rilindja akoma nuk e di që janë mbledhur ta përcjellin. Nëse kjo është për të qeshur, është e vetmja pjesë komike e kësaj drame politike. Nëse sheh çfarë po ndodh me Rilindjen, kauzën që kërkoi besim dhe u votua përpara 22 muajsh, kupton se ajo është kthyer në një institucion të paadministrueshëm. Rilindja nuk ka më kontroll mbi veten dhe prandaj nuk parashikon dot pasojat që po afrojnë. Rënia e lirë është tipari i saj më i dukshëm. Mediokriteti është pesha e papërballueshme që e tërheq poshtë.Hipokrizia është shkëlqimi që shohim në ajër. Neveria është shija e saj. Vrima është gjurma. Zbrazëtia është zhurma. Rilindja nuk ka frymë, nuk ka organizim, nuk ka motivim, nuk ka mobilizim, nuk ka ide, nuk mbrohet, nuk mendohet, nuk pendohet, por vetëm rrëzohet dhe bie. Bie në gropën e vet ideologjike, e cila ishte e dukshme që ditën që u krijua. Rilindja ishte ambalazhi i një kutie, që koha provoi se ishte e mbushur me ujë fiziologjik, që vlen vetëm për të pastruar veshët, hundët dhe lëkurën, por meqë është vetëm ujë, derdhet dhe prandaj zbrazet. Rilindja nuk kishte ideologji, nuk kishte parime, nuk kishte personalitet, por kishte vetëm ambicie fizike për të ardhur në pushtet. Dhe ia arriti të bjerë në gropën e pushtetit, të cilën po e zgjeron.-thekson Blushi.Me tone ironizuese kundër kryeministrit Rama, Blushi vëren dy tipologji politikanësh brenda Partisë Socialiste, ata që janë krenarë për çdo gjë dhe ata që përpiqen të mbjellin ide për të shpëtuar ekonominë përmes legalizimit të kanabisit. “Meqë ra fjala, rilindistët nuk besojnë në asgjë. Besimi i tyre është pushteti, kauza e tyre është defekti i të tjerëve, instrumenti i tyre është efekti mbi të tjerët. Si të gjitha speciet, rilindistët kanë gjuhën edhe simbolet e tyre. Gjuha e tyre është një kollare që tundet në televizor. Rilindistëve u duket si flamur dhe i përulen. Simboli i tyre është një papagall që bën selfie. Atyre u duket si një shqiponjë dhe prandaj ia japin flokët për t’i bërë pupla që të rrijë në ajër. Në 22 muajt e fundit, rilindistët nuk janë shtuar. Ata janë degëzuar. Sot janë ndarë tipologjikisht në dy degë: Të parët janë krenaristët dhe të dytët janë kanabistët.Gjatë vitit të parë, kur Rilindja mendonte se punët po shkonin mirë, se papunësia po ulej, se taksat po mblidheshin dhe se Shqipëria i mbështeste, ishin krenaristët ata që dukeshin më shpesh. Tipari kryesor i krenaristëve është aftësia për të qenë krenarë edhe në humbje. Krenaristët janë krenarë për gjithçka edhe kur punët shkojnë keq, edhe kur s’ka punë, edhe kur s’ka reforma, edhe kur s’ka progres. Krenaristët janë më shumë, kur shqiptarët janë më pak. Megjithëse deri më sot s’kam parë asnjë krenarist bindës, ata nuk dorëzohen. Ata mund të përpiqen të të bindin se edhe kaosi që kanë shkaktuar prej 18 muajsh është i organizuar. Krenaristët nuk janë një qenie e panjohur, megjithëse mbeten një qenie e papritur, pra njerëz që besonim se nuk do t’i takonim më.Një krenarist do ishte krenar edhe në kushtet kur gjithë nxënësit e një shkolle mbeten në klasë. Në këtë rast, krenaristi do thoshte: ne jemi krenarë që të gjithë nxënësit kanë mbetur në klasë, sepse kjo ka ndodhur me forcat tona. Dega tjetër e rilindistëve janë kanabistët.Ata duan që ne të besojmë se legalizimi i kanabisit është një reformë ekonomike që do dyfishojë buxhetin, do hapë vende pune, do shtojë investimet e huaja, do zgjidhë krizën e bujqësisë, do ulë kriminalitetin dhe do t’i shtyjë studentët të mësojnë më shumë për shkak të frymëzimit që shkakton tymosja e pacensuruar.Në të vërtetë, ata nuk kuptojnë se ky propozim shtoi edhe një dyshim. Çështja e legalizimit të kanabisit, e shtruar si reformë ekonomike, e bëri edhe më të dukshëm dyshimin popullor mbi mungesën e ideve ekonomike të Rilindjes”. Gjuha e Blushit nuk është më pak e ashpër se kritikat e Tom Doshit për qeverisjen dhe ajo që mund të presim është largimi I tij nga radhët e grupit parlamentar, pasi duket e vështirë që Edi Rama të tolerojë një kundërvënie të tillë ndaj qeverisë dhe programit të saj.
l.m
Comments
Simbas mendimit tim Ben

Simbas mendimit tim Ben Blushi asht me pikpamje ma te avancueme se socialistet e sotem shqiptar. Divorci me socialistet asht nji gja e natyurshme. Ai ban mire te krijoje nji dege te veten mbas se ciles besoj se do te shkojne mjaft te majte.

Po pra te beje nje parti qe

Po pra te beje nje parti qe te percahet PS thua ti dhe te vije PD ne pushtet apo jo Paul? Por mos u eksito shume se edhe sikur te ndodhe pervec Makbule Cecos nuk merr tjeter njeri nga PS-ja.

Megjithate Blushi nuk iken nga PS,ndryshe i thote lamtumire endrres per tu bere kryetar te saj.

Blushi i ka thene me kohe

Blushi i ka thene me kohe lamtumire endrres. Rama ta vertetoi haptazi tani qe partine e ka prone personale dhe kryetar do jete Veliaj pas tij. Do ja le me tapi sic ja kalene Berisha Bashes. E kesaj partie nuk ja vlen fare ta mbrosh, ashtu si nuk ja vlen te mbrosh PD-ne. Keto jane parti qe funksionojne vetem per interesin personal te kryetarit dhe bizneseve te tij. Se ca fitojne shqiptaret vetem Labi Vlore, nje nga servilat qe shkruan nga selia e partise, e di.

JO,nuk besoj se Erjoni do

JO,nuk besoj se Erjoni do behet ndonjehere kryetar i PS-se!Nqs fiton bashkine do jete maksimumi i tij.Pastaj sido qe te jete puna PS nuk eshte parti aq e ngurte si PD-ja.

Ke te drejten te jetosh ne

Ke te drejten te jetosh ne iluzionet e tua, po PS-se i eshte vene dryni qe ne 2005 e vetem miqte personal te Rames lejohet te hyjne brenda.

Ne Wikileaks ka nje dokument ku Mero Baze i tregon Ambasadorit Withers se Rama ja kalon Berishes ne autoritarizmin e tij. Berisha, thote Baze, mban gjalle te pakten iluzionin e burokracise partiake dhe mbledh forumet per te informuar vendimet qe ka marre. Ndersa Rama as nuk i mbledh fare, vendimet i merr me miqte e tij biznesmen, dhe funksionaret me te larte te partise informohen vetem nga mediat. Do perpiqem te gjej linkun e ta sjell.

Zgjohuni o njerez se nuk ka me PS liberale, ka vdek ajo kohe. Te dalin drejtoreshat e Rames edhe tallen me ministrat e deputetet, ketu ka arritur pushteti i tij.

Blushi ka marre nje shume te

Blushi ka marre nje shume te majme parash nga SHQUP-i per te shkruar kete artikull.Asgje me shume.Jemi ne periudhe fushate elektorale dhe SHQUP-i ka nevoje te bleje kedo qe eshte ne shitje.Per me teper qe parate i ka te bollshme selia e Malokut te Vucidolit.Mos kerkoni asgje tjeter ne shkrimin e Blushit pervec shitblerjes se Intelektit te tij.Prostitute Intelektuale e mirfillte dhe tashme edhe e dale boje.

Shko or popull thuaji

Shko or popull thuaji kryetarit te partise t'iu bej gare normale se ke doni te emeroni per postet e rendesishme. Morri nje hic nga rruga dhe e kandidon per kryetar bashkie megjithese dilte me dobet nga te gjithe ne sondazhe. Mbas kesaj ke fytyre ti te merresh me Blushin.

Blushi leh shume,por

Blushi leh shume,por asnjehere nuk kafshon.

Po ku e din ti o

Po ku e din ti o Katani/Katrani se jam me Berishen?

Un kam qene gjithmone kundra tij dhe jam kundra tij sepse ai asht nji erdoganist antishqiptar.

Por ti porsa shef qe nuk shkruej shqipen tende, kujton se s'ka varjant tjeter gjuhesor apo politik. Me fal se po te them ,

por ke horizont shume te vogel kultural.

Ti qenke akoma me keq,e paske

Ti qenke akoma me keq,e paske ne aspektin fetar,horizont mesjete!

Tedeschini, sa here te lexoj

Tedeschini, sa here te lexoj me dukesh si binjak i Nishanit; e njejta inteligjence...

Blushi vete eshte nje

Blushi vete eshte nje superkrenar i ideve te veta efemere, nje letrar qe kujton se ekonomia eshte po aq e thjeshte sa te shkruash nje pamflet,nje dikush qe shkelqen ne kritika pafund, po pa asnje ide se si mund te ndertohet dicka qofte edhe e thjeshte. Cfare ka bere qe t'i jape vetes te drejten te hedhe poshte gjithcka qe te tjeret perpiqen te bejne? kritikon po cfare propozon? nje hiç te madh !! Ketij narcisisti i shkon per bukuri shprehja : kush mohon gjithcka,pohon gjithcka. Te beje dicka qe ta besojme, se per kritika jemi te gjithe mjeshter, nga i pari tek i fundit.

Shkurt, eshte nje Art pa Lëndë . Dikush duhet t'ia kujtoje se uthulla e forte prish enen e vet.

Aman kur te kesh kohe, mi

Aman kur te kesh kohe, mi thuaj pak keto idete e thelle me te cilat piktori u bo kryetar partie dhe kryeminister. Se pervec fjalive te tipit "se arti ne funksion te politikes eshte keshtu e ashtu" nuk di ti kem degjuar gje tjeter.

O Katani! Ku e shef ti se un

O Katani! Ku e shef ti se un flas per aspektin fetar ? Nuk ban te thuesh nji mendim ndryshe dhe fille thone: A, ti flet per besimin fetar.

Un as merrem fare me besimet fetare sepse nuk me interesojne fare. Un flas per histori, sidomos per historine e shqiptarve. Natyrisht periudha ma e keqe asht periudha e pushtimit turk-osman. Te flasish per pushtimin turk-osman nuk do te thote te diskutosh per besimet fetare. Po te ishte ashtu, un kam per krah Ismail Qemailin dhe te gjithe ato qe shpallen Pamvarsine nge Turqia osmane.

Ne nje pellg me uje bretkosat

Ne nje pellg me uje bretkosat mendjelehta kuaknin gjithe diten te gezuara. Nje dite prej ditesh njera nga bretkosat tha: "Ua, po si jemi ne keshtu pa mbret? T'i kerkojme Zotit nje mbret" Me te thene me te bere. Zoti u tha: "Rrini rehat ju o bretkosa, kalojeni jeten tuaj prej bretkosash te gezuara dhe pllaqurituni ne pellgun tuaj". "Jo, jo o Zot, na dergo nje mbret qe te jemi dhe ne si gjithe te tjeret". Zoti, qe lart u leshoi nje cope dru, qe beri shume zhurme kur ra dhe e tundi te gjithe ujet e pellgut. Bretkocat u tremben shume e u zhyten sa me thelle qe paten mundesi. Pak nga pak, kur pane qe nuk po levizte gje, moren kurajo dhe zune te nxirnin nga pak koken, Njera ajo si me trimka vajti dhe e preku drurin, po druri nuk levizi fare. Atehere bretkocat e kuptuan qe Zoti ishte tallur me to dhe u ankuan: "Zot, ne duam nje mbret te vertete, te ashper e te bukur". Atehere Zoti, i inatosur u dergoi nje hidre, dhe hidra i gllabiti qe te gjitha.

Kjo eshte nje fabul e nxjerre nga pjesa teatrale :Dhelpra dhe Rrushte. Se kush eshte Zoti, kush Hidra, kush copa e drurit e kish jane bretkocat, po ua le ta gjeni juve o populli inteligjent i ResPublicas.

Add new comment