SHKUP/ Materiale të aferës së përgjimeve, Zoran Zaev pritet që kësaj jave të lëshojë "bombat" për shqiptarët

Në Shkup gjatë kësaj jave pritet që opozita maqedonase të publikojë të ashtuquajturat "bomba" që kanë të bëjnë me shqiptarët. Agjensia e lajmeve “INA” thotë se lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka paralajmëruar nga fundi i javës së kaluar se së shpejti do të publikojë materiale të aferës së përgjimeve që kanë të bëjnë me çështje të ndjeshme që do të prekin marrëdhëniet ndëretnike. Sipas “INA”-s kjo pritet të jetë edhe sinjalizim për të ashtuquajturat "bomba" që kanë të bëjnë me çështje për shqiptarët. Zaev me muaj të tërë ka paralajmëruar se do publikohet gjithçka edhe për rastet që kanë të bëjnë me shqiptarët, si rasti i vrasjes së pesëfishtë në Smilkovc i quajtur "Monstra", rastin e ekzekutimit të komandantit të njohur të UÇK-së, Harun Aliu alias ish-komandant Kushtrimi, por edhe raste tjera skandaloze që kanë të bëjnë me funksionarë shtetëror, kryesisht ministra dhe zyrtarë të tjerë shqiptar, për vepra dhe raste korruptive kriminale, raporton "INA".
Add new comment