Rrugë drejt Europës apo lundrim drejt vdekjes! Video tragjike e mbytjes së anijes me emigrantë në brigjet e Rodosit (Video)

Pas tragjedise me mbi 700 viktima në kanalin e Siçilisë, në ujërat e Mesdheut u luajt një tjetër akt tragjik ku një anije me emigrantë u fundos në afërsi të ishullit grek, Rodos. Përpjekjet e ekipeve greke të shpëtimit ishin të jashtëzakonshme në një det të trazuar dhe me dallgë. Aksidenti ndodhi kur anija u përlas në një shkëmb dhe të gjithë pasagjerët përfunduan në det. Në mjetin lundrues ndodheshin më shumë se 200 persona, ndërsa është konfirmuar vdekje e tre emigrantëve. Anija dyshohet se mbante në bord emigrant sirianë që dynden drejt Europës për shkak të konfliktit civil që po zgjat prej muajsh.
l.m
Comments
Si nuk ndihen fare per kete
<p>Si nuk ndihen fare per kete tragjedi te ketyn vendasve afro-aziatike, as Erdogani e asnji nga drejtuesit e shteteve ku sundohet me ligjet fetare?!?</p>
je kaq i shpirt krimineli qe
<p>je kaq i shpirt krimineli qe dhe ne nje tragjedi te tille nuk guxon pa henger me nder me thene...</p>
Add new comment