Arkiv-Lajme
Zonat e lira ekonomike, bizneset përjashtohen nga taksat. Ekspertët kërkojnë të tregohet kujdes me favorizimet
Shumë shpejt në Shqipëri do të vihen në dispozicion të biznesve tre zona të lira ekonomike në Spitallë,Vlorë dhe në Koplik. Bizneset që do të bëhen pjesë e këtyre zonave do të kenë përjashtim nga disa taksa. Duke folur për “Ora News”, drejtori i Kabinetit në ministrinë e Zhvillimit Ekonomik Etjen Xhafa shpjegon se ky proces është ende në diskutim por bizneset që do të ngrenë veprimtarinë në këto zona do të paguajnë më pak taksa vitet e para. Kështu në draft parashikohet që të paguhet vetëm gjysma e tatim-fitimit si dhe përjashtim nga TVSH-ja .
“Skema e opozitës, e njëjtë me atë të zgjedhjeve parlamentare” shkruan “Shqip”
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të ndjekë të njëjtën skemë që ndoqi me aleatët e tij të djathtë lidhur me përzgjedhjen e listës për kandidatët për kryetarë të bashkive. Në marrëveshjen e koalicionit që pritet të nënshkruhet këto ditë, sipas gazetës “Shqip”, krerët e partive të vogla do të shprehen pro listave të njëjta për anëtarët e këshillave të ri bashkiakë që do të krijohen nga zgjedhjet e 21 qershorit.
Kreshnik Spahiu bën thirrje për bojkot në zgjedhjet e 21 qershorit
Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu bën apel për të bojkotuar zgjedhjet e 21 qershorit. Në një aktivitet të mbajtur pranë Akademisë së Arteve, Spahiu hodhi akuza të forta ndaj klasës politike duke kërkuar nga qytetarët që të refuzojnë të shesin votën e tyre. “Shqiptarë kudo që jeni, bojkotoni në 21 votën tuaj, pasi ajo nuk do të ndryshojë gjë. Mos u gënjeni me 20 euro e thasë me miell”është shprehur Spahiu, sipas “Balkanweb”.
Tragjedi në kanalin e Siçilisë. Përmbytet anija me klandestinë, dyshohet për 700 të vdekur
Rreth 700 persona dyshohet se kanë humbur jetën nga mbytja e anijes në kanalin e Siçilisë në Itali. Agjencia e Lajmeve “Ansa” raporton se mjeti lundrues është përmbysur rreth 100 kilometra në veri të Libisë dhe se deri më tani janë shpëtuar 28 persona. Sipas informacioneve të publikuara nga kjo agjenci, mbrëmjen e djeshme peshkarexha me klandestinë kishte kërkuar ndihmë te Roja Bregdetare italiane, pasi kishte vështirësi lundrimi dhe salla operative i ka dërguar për ndihmë një anije tregtare portugeze.
Akitekti Ylber Vokshi: Në Prishtinë është bërë krim urban me moton e rrëzimit të së vjetrës dhe ndërtimit të së resë
Arkitekti Ylber Vokshi, i cili ka marrë pjesë në hartimin e shumë planeve urbanistike, pas luftës së vitit 1999 në Kosovë ka analizuar situatën urbanistike të kryeqytetit të Kosovës duke shfaqur një serë rezervash për atë që ka ndodhur vitet e fundit. Duke folur për “Koha Ditore” ai thotë se në Prishtinë janë bërë krime urbanistike më së shumti nga ekspertët e arkitekturës dhe të urbanizmit, por edhe nga vetë qytetarët e kryeqytetit.
Rama: "Për dalje në veri të Kosovës vendos ekzekutivi. Në nuk prodhojmë urdhëra, por i zbatojmë ato"
Forcat e Armatosura të Kosovës do të veprojë në veri të vendit vetëm nëse vendimi i ekzekutivit do të jetë i tillë. Kështu ka deklaruar komandanti Rrahman Rama, në një intervistë për gazetën “Zëri”.
Filialet e bankave greke në Shqipëri futen në “karantinë”. BQE ndërhyn që të mos infektohen nga kriza greke
Filialet e bankave greke të nivelit të dytë që operojnë në Shqipëri, por edhe në vende të tjera të Europës Juglindore janë këshilluar të minimizojnë riskun e infektimit nga kriza financiare greke.
Parlamenti Europian zhgënjehet nga politika e Tiranës: Reforma e gjyqësorit, e kufizuar; mungesë e besimit publik ndaj Prokurorit të Përgjithshëm
Delegacioni i Parlamentit Europian që vizitoi Tiranën në Mars, raportoi para Komitetit të Jashtëm për rezultatet e takimit të 8 ndërparlamentar të stabilizim-asociimit. Arta Tozaj, gazetare e “Top Channel” pranë Parlamentit Evropian thotë se paaftësia e klasës politike për dialog dhe kultura për të mos dëgjuar folësin, spikatën përshkrimet e eurodeputetëve mbi kolegët e tyre shqiptarë dhe kryetarja Macovei tha se do të propozojë një draft-rregullore për proçedurën e takimeve të tilla që të jenë më produktive në të ardhmen.
Tatimorët dhe inspektorët e Njësisë së Lojërave të Fatit të lidhur me kompani bastesh. Merrnin sugjerime dhe porosi për kontrolle në bizneset rivale
Prokuroria e Tiranës ka zbardhur lidhjet e inspektorëve të Tatimeve dhe Njësisë së Lojërave të Fatit të arrestuar të premten për shpërdorim detyre. Burime kjo prokurori kanë bërë me dije se se nëpunësit e këtyre dy drejtorive shfrytëzonin njohje me persona të veçantë, të cilët i njoftonin për kontrollet “e befasishme” në mënyrë që këta të fundit të merrnin masat për të mbyllur bizneset e tyre derisa të përfundonte kontrolli.
Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Arben Tafaj: Garat e forta janë për burra të fortë. Tiranës i pikon çatia, do jem usta i mirë
Arben Tafaj, kryetar i njësisë bashkiake numër 8 për 12 vite, do të jetë një tjetër kandidat i pavarur për Bashkinë e Tiranës, në zgjedhjet vendore të 21 Qershorit. Në rubrikën “Opinion” në News24, Tafaj tha se do të bëjë fushatë shtëpi më shtëpi dhe do mbledhë firmat deri në fund të afatit. Ai u shpreh se ambicia e tij për të garuar për Tiranën nuk është e ekzagjeruar, ndërsa thotë se kandidimi vjen në kohën e duhur. “Kandidimi për Tiranën nuk është ambicie e ekzagjeruar. S’kam pasur probleme me regjistrimin në KQZ.