Zonat e lira ekonomike, bizneset përjashtohen nga taksat. Ekspertët kërkojnë të tregohet kujdes me favorizimet

Postuar në 19 Prill, 2015 06:23

Shumë shpejt në Shqipëri do të vihen në dispozicion të biznesve tre zona të lira ekonomike në Spitallë,Vlorë dhe në Koplik. Bizneset që do të bëhen pjesë e këtyre zonave do të kenë përjashtim nga disa taksa. Duke folur për “Ora News”, drejtori i Kabinetit në ministrinë e Zhvillimit Ekonomik Etjen Xhafa shpjegon se ky proces është ende në diskutim por bizneset që do të ngrenë veprimtarinë në këto zona do të paguajnë më pak taksa vitet e para. Kështu në draft parashikohet që të paguhet vetëm gjysma e tatim-fitimit si dhe përjashtim nga TVSH-ja . Ekspertët e vlerësojnë një nismë të tillë si një gjetje për të tërhequr investitorët por kërkojnë që të bëhet kujdes me favorizimet.

http://www.oranews.tv/ekonomi/zonat-e-lira-ekonomike-perjashtimi-nga-taksat-gjetje-por-kujdes-favorizimet/

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.