Rama: "Për dalje në veri të Kosovës vendos ekzekutivi. Në nuk prodhojmë urdhëra, por i zbatojmë ato"

Forcat e Armatosura të Kosovës do të veprojë në veri të vendit vetëm nëse vendimi i ekzekutivit do të jetë i tillë. Kështu ka deklaruar komandanti Rrahman Rama, në një intervistë për gazetën “Zëri”.
“Duhet të theksoj se ne nuk prodhojmë urdhra, por i zbatojmë ato. Çdo urdhër dhe çdo detyrë që del nga institucionet përkatëse, në këtë rast nga Qeveria dhe Presidenca, ne do t’i zbatojmë”, është shprehur Rama. Kjo deklaratë e kreut të FSK-së vjen pas debatit që ka ngjallur në shoqërinë kosovare deklarata e kryeministrit, Isa Mustafa, i cili ka thënë se FAK-u do të mundë të shkojë në pjesën veriore të vendit vetëm pasi të marrë leje nga NATO-ja.
http://zeri.info/aktuale/28999/rama-per-dalje-ne-veri-vendos-ekzekutivi/
n.k
Add new comment