Akitekti Ylber Vokshi: Në Prishtinë është bërë krim urban me moton e rrëzimit të së vjetrës dhe ndërtimit të së resë

Postuar në 19 Prill, 2015 02:06

Arkitekti Ylber Vokshi, i cili ka marrë pjesë në hartimin e shumë planeve urbanistike, pas luftës së vitit 1999 në Kosovë ka analizuar situatën urbanistike të kryeqytetit të Kosovës duke shfaqur një serë rezervash për atë që ka ndodhur vitet e fundit. Duke folur për “Koha Ditore” ai thotë se në Prishtinë janë bërë krime urbanistike më së shumti nga ekspertët e arkitekturës dhe të urbanizmit, por edhe nga vetë qytetarët e kryeqytetit.

“Duhet të filloj nga ajo kasaba që ka qenë në vitet ‘30, ku 95% të banorëve kanë qenë autoktonë, të kryeqytetit. Pas Luftës së Dytë Botërore ka ardhur era e re e komunizmit, e cila në aspektin hapësinor dhe urban, për ne profesionistët ka qenë krim i madh urban. Këtë e them, sepse ata janë nisur me moton komuniste të kohës, ta rrëzojmë të vjetrën dhe ta ndërtojmë të renë. Kështu që kanë bërë një krim të pafalshëm, i cili s’ka shanse të rikthehet, sepse kanë bërë rrënimin e bërthamës së qytezës së Prishtinës” shprehet Vokshi.

http://koha.net/?id=8&l=53614

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.