Parlamenti Europian zhgënjehet nga politika e Tiranës: Reforma e gjyqësorit, e kufizuar; mungesë e besimit publik ndaj Prokurorit të Përgjithshëm

Postuar në 18 Prill, 2015 14:02

Delegacioni i Parlamentit Europian që vizitoi Tiranën në Mars, raportoi para Komitetit të Jashtëm për rezultatet e takimit të 8 ndërparlamentar të stabilizim-asociimit.  Arta Tozaj, gazetare e “Top Channel” pranë Parlamentit Evropian thotë se paaftësia e klasës politike për dialog dhe  kultura për të mos dëgjuar folësin, spikatën përshkrimet e eurodeputetëve mbi kolegët e tyre shqiptarë dhe kryetarja Macovei tha se do të propozojë një draft-rregullore për proçedurën e takimeve të tilla që të jenë më produktive në të ardhmen.  Njëfarë progresi u raportua mbi 5 prioritetet kyçe në përgjithësi, por reforma e gjyqësorit konsiderohet e kufizuar dhe problematike rezulton mungesa e besimit publik ndaj Prokurorit të Përgjithshëm.  Pas vështirësive të hasura në Shqipëri dhe zhvillimeve që i paraprin miratimit të draft-rezolutës, socialdemokratët dhe të djathtët europianë u shfaqën më të bashkuar në këtë diskutim të Komitetit europarlamentar, raporton Arta Tozaj për “Top Channel”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.