Pas Ridvan Bodes ndiqet penalisht edhe ish-­ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj. Prokuroria nis "kallëzim për shpërdorim detyre"

Postuar në 22 Prill, 2015 09:56

Prokuroria e Përgjithshme ka regjistruar procedimin penal për ish-ministrin e Arsimit Myqerem Tafaj, në bazë të kallëzimit të Ministrisës së Arsimit, me akuzën e shpërdorimit të detyrës. “Prokuroria vlerëson se është e nevojshme të kryen veprime hetimore për të konkluduar nëse ekzistoje ose jo elementet e veprës penale”, tha organi i akuzës. Tafaj është ish­ministri i dytë i qeverisë “Berisha” që ndiqet nga prokuroria. Pak ditë më parë nisi ndjekja penale ndaj ish­ministrit të Financave Ridvan Bode, i akuzuar nga ILDKP për fshehje të pasurisë.

Në fund të muajit mars Ministria e Arsimit kallëzoi penalisht ish­kreun e këtij institucioni, Myqerem Tafajn. Kallëzimi mësohet se ka të bëjë me një licencim të disa programeve studimi të Universitetit Vitrina, të cilët janë dhënë në kundërshtim me ligjin. Ndërsa Këshilli i Akreditimit i ka dhënë vlerësim negativ këtyre programeve duke ia bërë këtë të ditur edhe ministrisë, mësohet se ish­ministri ka zgjedhur të vijojë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.