Zeqo i Fierit përgatit konçesion 7 vjeçar në prag të largimit: “Përmirësim i ndriçimit rrugor”

Postuar në 21 Prill, 2015 03:13

Pas Shpëtim Gjikës, edhe Baftjar Zeqo i Fierit nuk i shpëton dot “infeksionit” të tenderave shumëvjeçarë në prag të largimit nga detyra. Nëse Bashkia Vlorë nxitoi për të dhënë me koncesion për një afat shumë të gjatë parkimin e automjeteve në mjediset publike (ashtu si dhe Basha në Tiranë), Bashkia Fier sapo ka njoftuar synimin për të dhënë për shtatë vjet një koncesion të përmirësimit të ndriçimit publik të rrugëve të këtij qyteti. Në njoftimin e buletinit të prokurimit publik, Bashkia shpall garën me objekt “Përmirësimi i Shërbimit të Ndriçimit Rrugor në Bashkinë Fier, nëpërmjet një modeli të Partneriteti Publik-Privat”, shkruan shqiptarja.com. Zeqo mbyll mandatin e tretë në krye të bashkisë së Fierit.  

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.