Mazhoranca ngul këmbë për ngritjen e Byrosë së Hetimit. Tahiri: “Jemi të vendosur, do marrim çdo masë”

Postuar në 21 Prill, 2015 05:26

Si kreu i komisionit të Sigurisë në Kuvend, Spartak Braho, edhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri kanë shprehur sot vendosmërinë për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Tahiri ka dalë me një deklaratë ku shprehet se Byroja e Hetimit do të ngrihet, por për këtë do të merren masa që të amendohet ligji.

“Ne presim zbardhjen reflektimin e sugjerimeve të bëra nga Gjykata Kushtetuese dhe marrjen e masave qoftë nëpërmjet amendimit të ligjit apo akteve nënligjore për të arritur plotësimin e standardeve ligjore sipas vendimit që do të zbardhet. Byroja është një institucion mjaft i rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Jemi shumë të vendosur të ngremë një institucion efektiv që janë objekt të byrosë kombëtare të hetimit dhe jemi në angazhim me Byronë Federale të hetimit për konsolidimin e çdo hapi apo procedurave për byronë nga struktura, organizimi dhe kriteret deri tek funksionimi e veprimtaria hetimore”, ka thënë Tahiri.

Ndërsa Braho deklaroi se ky “është vendimi më i keq që kushtetuesja ka dhënë. Kjo është një sfidë dhe nuk dua të aludoj mbi arsyet”.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.