Baha Güngör për “Deutsche Welle”: Turqia është e fiksuar tek aplikimi i energjisë atomike, tre centrale deri më 2030

Postuar në 20 Prill, 2015 23:55

Turqia është tërësisht e fiksuar tek aplikimi i energjisë atomike.  “Deutsche Welle” thotë se Turqia ka planifikuar deri më 2030 ndërtimin e tri centraleve atomike. Së fundi u vendos guri i themelit për centralin e parë në Anadoll. “Deutsche Welle” citon autoren e shkrimit Baha Güngör e cila thotë se fillimi i ndërtimit të centralit të parë në Mesdhe, një projekt mjaft i diskutueshëm, dëshmon mungesën e arsyes së vendimmarrësve. Sipas planit ky central në vitin 2020 duhet të furnizojë vendin me energji bërthamore. Dy komplekse të tjera janë vendosur gjithashtu prej kohësh, për të mbuluar nevojat e vendit për energji në pjesën më të madhe prej centraleve atomike - gjë kjo tërësisht e paarsyeshme. Centrali i parë bërthamor në Akkuyu në jug të vendit do të ndërtohet nga Rusia, i dyti në Sinop në brigjet e detit të Zi në veri të Anadollit do të ndërtohet nga japonezët. Një tjetër central atomik, vendi i të cilit ende nuk dihet, do të ndërtohet gjithashtu nga Japonia. Rusia dhe Japonia janë vende, që kanë referenca frikëngjallëse me nota negative sa i përket teknikës së centraleve energjetike: katastrofa e Çernobilit në kohën sovjetike apo ajo e Fukushimës para tre vjetësh ende nuk janë harruar. Pasojat e dëmit do të vazhdojnë ta mbajnë në ankth opinionin ndërkombëtar edhe për një kohë të gjatë.

 

http://www.dw.de/turqia-e-fiksuar-n%C3%AB-aplikimin-e-energjis%C3%AB-atomike/a-18394453

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.