Incidenti në postën kufitare të Likovës/ Shkupi mbledhje urgjente të qeverisë, nuk thirret asnjë përfaqësues shqiptar

Në një mbledhje të thirrur nga presidenti Gjorgje Ivanov nuk ishte i pranishëm asnjë përfaqësues shqiptar. Agjencia e lajmeve “INA” thotë se kreu i lartë shtetëror në Maqedoni ka diskutuar lidhur me ngjarjet e fundit, sidomos incidentin e djeshëm në postën kufitare policore Goshincë në Malësinë e Likovës pranë brezit kufitar me Kosovën. Por në këtë mbledhje nuk ishin të pranishëm asnjë nga krerët shqiptarë të disa institucioneve, por edhe mosprania e anëtarëve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare si ish-deputetja Flora Kadriu, profesori universitar Veli Kreci dhe gjenerali ushtarak Naser Sejdini që është edhe zëvendës shefi i shtabit të përgjithshëm të ARM-së. Mosprania e zyrtarëve të lartë qeveritarë shqiptar është për shkak të faktit se BDI konteston legjitimitetin e Ivanovit si president dhe se ajo në shenjë bojkoti nuk kishte deleguar asnjë përfaqësues të saj në institucionet e larta shtetërore, shkruan agjencia “INA”.
Add new comment