Lufta kundër terrorizmit- Shefat e Policive rajonale bashkohen në Prishtinë. “Zëri” thotë se edhe Drejtori i Policisë së Serbisë ‘zbarkon’ në Kosovë

Drejtorët e Përgjithshëm të Policive të rajonit janë takuar sot në Prishtinë në konferencën për kundërvënije të terrorizmit dhe ektremizmit të dhunshëm. “Zëri: shkruan se në mesin e tyre është edhe i pari i Policisë së Serbisë, Milorad Veljoviç. Sipas një njoftimi të pranishëm janë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shqipërisë, Bosnje e Hercegovinës, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë, Kroacisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo punëtori është organizuar nga Programi Ndërkombëtar i Asistencës për Trajnime në Hetimet Penale, i udhëhequr nga Menaxheri i Programit, Cameron Fishe. Të pranishmëve pritet t’i drejtohet edhe ambasadorja amerikane Tracy Ann Jacobson.
Add new comment