Takimet Prishtinë-Beograd, BE-ja finalizon planin për urën mbi Ibër: Do të hapet për lëvizjen e lirë

Postuar në 24 Prill, 2015 02:19

 “Koha Ditore” shkruan sot se Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë ka përfunduar planin për rivitalizimin e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë, dhe ai u është prezantuar kryeministrave Mustafa e Vuçiç në takimin e fundit në Bruksel.  Sipas asaj që kanë thënë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, heqjes së barrikadës-park mbi lumin Ibër do t’i paraprijë edhe një takim i fundit mes Prishtinës e Beogradit. “Plani për rivitalizimin e urës është kryer nga Bashkimi Evropian. Ai vjen si rezultat i vlerësimit të gjendjes teknike në urë, dhe në kuadër të rivitalizimit të urës do të hiqet barrikada e njohur si ‘park i paqes’. Ura do të hapet për lëvizjen e lirë”, ka thënë për “Kohën Ditore” ministrja për Dialog, Edita Tahiri. Sipas saj, marrëveshja është arritur në korrik të vitit të kaluar dhe sivjet Bashkimi Evropian e ka autorizuar Zyrën e vet në Kosovë që ta bëjë planin, raporton “Koha Ditore”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.