Prokurori në spital për të pyetur Mark Frrokun. Deputeti i arrestuar: S’kam asgjë për të thënë

“Panorama online” raporton se një nga prokurorët që po hetojnë dosjen “Doshi” kanë shkruar mëngjesin e sotëm në spitalin privat ku po ekzaminohet pas problemeve me zemrën deputeti Mark Frroku, në masë sigurie “arrest me burg”. Mësohet se Frroku është pyetur për detaje të tjera në dobi të hetimit për çështjen në fjalë, por nuk ka dhënë ndonjë dëshmi. Burime bëjnë me dije se Frroku ka deklaruar se “nuk ka asgjë tjetër për të thënë për këtë çështje”, duke shtuar se “i qëndron të gjitha deklaratave që ka dhënë më parë në organin e prokurorisë, gjatë kohës që është thërritur për të dëshmuar”. Ditën e djeshme, rreth mesditës, Frroku është shoqëruar drejt një spitali privat në kryeqytet. Për disa orë ai u është nënshtruar ekzaminimeve të hollësishme dhe të specializuara mjekësore.
Add new comment