Mesila Doda e revoltuar me ndryshimet në ligjin për hapjen e dosjeve: Gjysma e Kuvendit me sigurimsa

Postuar në 24 Prill, 2015 05:14

Mesila Doda duket shumë e revoltuar me ndryshimet në ligjin për hapjen e dosjeve. Deputetja demokrate tha për “Sot” se në ligj janë bërë ndryshime, në mënyrë që dosjet të mos hapen për pushtetarët. “Nga lista për hapjen e dosjeve janë hequr edhe deputetët. Këtë e bënë sepse gjysma e spiunëve janë brenda. Deputetët nuk e kalonin ndryshe ligjin, do e votonin kundër. Është shumë e thjeshtë, spiunët i ke brenda në Parlament. Kjo është poshtërsia më e madhe. Të mbrosh deputetët spiunë dhe të heqësh ato hallexhinjtë që mund të kenë qenë të shtrënguar për 1001 arsye, kjo është çmenduri. Nëse ti bën këtë standard, atëherë hapi për të gjithë dosjet, jo hap për ca dhe mbro ca të tjerë,” tha deputetja demokrate.

 

http://www.sot.com.al/politike/mesila-doda-gjysma-e-parlamentit-me-sigurimsa-ja-pse-u-hoq%C3%ABn-deputet%C3%ABt-nga-hapja-e-dosjeve

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.