Maqedoni, treni shtyp 14 emigrantë. Ishin ndalur për të pushuar në shina, disa i kishte zënë gjumi

Udhëtimi drejt Europës rezultoi fatal për 14 klandestinë somalezë, afganë dhe sirianë që po kalonin ilegalisht nga Maqedonia. Ata u shtypën nga një tren teksa ishin ndalur për të pushuar në hekurudhën Shkup-Veles. Sipas mediave maqedonase në momentin kur është afruar treni kanë qenë duke pushuar rreth 50 persona emigrantë nga Somalia, Afganistani dhe Siria. 14 prej tyre nuk kanë mundyr të reagojnë në kohë, duke mbetur në shinat e trenit. Në këtë aksident lëndime më të lehta kanë marrë edhe 8 persona të tjerë, për të cilët dyshohet se janë familjarë të të vdekurve. Ata janë ndaluar nga policia dhe janë shoqëruar në stacionin policor të Velesit.
l.m
Add new comment