Bregu: Nuk e kisha menduar se nisma ime për komentet në portale do të ngjallte kaq diskutime

Deputetja demokrate, Majlinda Bregu që ka propozuar nismën ligjore për dënimin e komenteve fyese në median on-line shprehet se nuk e kishte menduar se ato do të shkaktonin kaq shumë reagim në opinionin publik. Kjo, pasi ky propozim është një praktikë europiane, që sipas deputetes Bregu do të fokusohet tek fshirja e komenteve që sulmojnë personin. ”Nuk e kisha menduar se në momentin që bëra projekt-ligjin do të ngjallte kaq diskutime. U nxita për të ndihmuar në argumentimet ligjore në mbrojtje të të drejtave të grave dhe në luftën kundër dsikriminimit me bazë gjinore” shprehet Bregu, sipas “Ora News”. Ajo sqaron më tej se administratorët e portaleve mund të moderojnë vetë komentet fyese dhe nëse kjo nuk ndodh atëhere kjo formë duhet të rregullohet përmes një ligji të posaçëm.
http://www.oranews.tv/vendi/komentet-denigruese-bregu-administratoret-te-drejte-ti-heqin-vete/
n.k
Comments
Kot s'thonë:"Hedh budallai
<p>Kot s'thonë:"Hedh budallai një gur në pus e shkojnë 100 të mençur e s'e nxjerrin dot.</p>
Add new comment