Kufoma u transportua me kamionçinë, drejtori i spitalit dhe dy mjekë procedohen penalisht

Policia ka nisur procedim penal ndaj drejtorit të spitalit të Lezhës dhe ndaj dy mjekëve, në lidhje me skandalin e transportimit të kufomës me kamionçinë nga policia pas refuzimit për dërgimin e autoambulancës për të transportuar kufomën. “Ora News” raporton se procedimi penal nisi ndaj Nevruz Bares, drejtori i spitalit dhe ndaj P. L, vjeç 42, banues në Lezhë, me detyrë mjek ligjor, pranë spitalit rajonal Lezhë dhe A B vjeç 43 , banues në lagjen Besëlidhja”, Lezhë, me detyrë mjek pranë spitalit rajonal Lezhë.
“Procedimi ndaj tyre filloi: Pasi gjatë ditës së djeshme nuk kanë vënë në dispozicion ambulancën për transportimin e një kufomë megjithëse ishin njoftuar nga Salla e Komandimit të D.P.Q nuk kane vepruar” thuhet në njoftimin e policisë. Paraditen e 25 prillit 2015 mediat filmuan efektivë të Policisë së Lezhës teksa vendosnin trupin e pajetë të një 60-vjeçari në një batanije dhe më tej e vendosin në karroceri.
n.k
Add new comment