Arkiv-Lajme

Disiplinë e re në komisionet parlamentare. Vetëm sot dy incidente, një me një deputet dhe tjetri me një gazetar

Postuar në 29 Prill, 2015 08:31

Në Parlament po u shtrëngohet rripi të gjithëve. Me sa duket kohët kur mund të hapje derën e komisioneve, të hyje brenda gjatë zhvillimit të mbledhjeve, që shpesh karakterizohen nga një sens humori, në mos gallate, u ka ardhur fundi. Sot u raportuan dy raste kur kryetarë të komisioneve të përhershme parlamentare kanë ngritur zërin dhe kanë marrë masa për disiplinën. Rasti parë, Komisioni i Ligjeve. Ja debati:
(Deputetët Dashamir Peza dhe Blendi Klosi vijnë në Komision gjatë kohës që po flisnin ekspertët e SIGMA-s për projektligjin e ri të Kodit të Procedurës Administrative)

Qeveria sqaron vizitën e Ramës në Turqi: “Merr pjesë në një forum publik me temë: "Perspektiva e partneritetit strategjik Shqipëri-Turqi në fushën e Tregtisë dhe Industrisë"

Postuar në 29 Prill, 2015 08:09

Qeveria shqiptare ka hedhur poshtë akuzat e PD-së rreth vizitës së kryeministrit Edi Rama, në Turqi. Përmes një njoftimi për shtyp, kryeministria ka sqaruar duke theksuar se Rama merr pjesë në një forum publik, organizuar nga qendra "Fikir Sofrasi" (Tryeza e Ideve). “Tema e këtij takimi është "Perspektiva e partneritetit strategjik Shqipëri-Turqi në fushën e Tregtisë dhe Industrisë".

Shënim: Veliaj në fushatë edhe me historinë e vet, dëshmi e “ëndrrës shqiptare”

Postuar në 29 Prill, 2015 07:23

Kandidati i PS-së për Tiranën, Erjon Veliaj, ka qenë sot në panairin e punës, ku në cilësinë e ministrit të Mirëqenies Sociale ka folur për sfidat dhe mundësitë e punësimit. Veliaj adopton një teknikë komunikimi që mund të thjeshtohet në një rregull: thuaj diçka, mjafton që të duket sikur e beson edhe vetë. Dhe me këtë rast ka rrëfyer diçka nga historia e jetës së vet, që përcillet si dëshmi se edhe “albanian dream” ekziston. “Unë punën e parë nuk e kam pasur ministër as drejtues.

Vizitë e Edi Ramës në Turqi? PD-ja akuzon se po negociohet në rrugë informale, në një hotel në Stamboll, koncesioni i hidrocentralit të Skavicës

Postuar në 29 Prill, 2015 05:34

Partia Demokratike ka deklaruar sot përmes Kreshnik Çollakut, koordinator për Politikën e Jashtme, se kryeministri i vendit, Edi Rama, ka udhëtuar sot për në Turqi. Çollaku thotë se vizita është mbajtur larg syve të medias dhe protokollit zyrtar për shkak se Rama po negocion në një hotel në Stamboll për koncesionin e hidrocentralit të Skavicës. Në fakt, informacione që kryeministri do të udhëtonte për në Turqi, kanë qarkulluar disa ditë më parë.

Zyra Përmbarimore vendos sekuestro ndaj Bashkisë së Pukës për borxhe të papaguara. Kreu i Bashkisë: “E pamundur të paguhen nga buxheti”

Postuar në 29 Prill, 2015 05:17

Sekuestrohet Bashkia e Pukës. Zyra Përmbarimore e këtij qyteti ka marrë masën e sekuestros, si pasojë e një borxhi të trashëguar që siç raportohet arrin në 26 milionë lekë. “Buxheti i bashkisë e ka të pamundur të likuidojë. Vetëm firmës së pastrimit i kemi 10 milionë lekë të reja. Kjo përbën gati gjysmën e borxheve që ka trashëguar bashkia” tha për “Ora-News”, Beqir Arifaj, kryetar bashkie.

Media e varur dhe e kontrolluar nga biznesi. Raport negativ i Freedom House për Shqipërinë

Postuar në 29 Prill, 2015 04:27

Shqipëria shënon rënie në lirinë e shtypit për vitin 2014. Raporti vjetor i Freedom House njofton për këtë realitet, që duket se ka prekur botën në tërësi për vitin që lamë pas. Elen Aghekyan, eksperte në organizatë, ka folur për “Zërin e Amerikës”, ku ka nënvizuar situatën e medias në Shqipëri, larg pavarësisë së vërtetë. “Shumë nga ligjet në Shqipëri përputhen me standardet e mira evropiane, por zakonisht ajo që mungon është zbatimi. Mungojnë aftësitë strukturore për zbatimin e ligjeve të tilla, si ai për lirinë e informimit.

Gjergj Bojaxhi regjistrohet si kandidat për garën elektorale në Tiranë

Postuar në 29 Prill, 2015 04:17

Gara elektorale për Tiranën do të ketë si kandidat edhe Gjergj Bojaxhiun, që është regjistruar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Bojaxhi ka depozituar 13 688 firma të qytetarëve mbështetës. Bojaxhi është një kandidaturë që vjen nga e djathta si karrierë politike, por hyn në garë si i pavarur. Përfaqësues të PD-së e kanë cilësuar këtë zhvillim si lojë të PS-së, duke lexuar në të një përpjekje për të thithur vota gri.
s.z

Braçe konfirmon për “Ora News” se mazhoranca është tërhequr nga konfiskimi i banesës për debinë e energjisë

Postuar në 29 Prill, 2015 02:51

Mazhoranca tërhiqet nga vendosja e barrës hipotekore për konsumatorët familjarë që kanë mbi 3 milionë lekë të vjetra debi për energjinë. Kreu i komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe tha në studion e “Ora News” se projektligji për energjinë do ti paraqitet Kuvendit me këtë ndryshim në nenin që përcaktonte barrë hipotekore për konsumatorët me këtë nivel të debisë, por përjashtimi është vetëm për familjarët dhe jo për biznesin.

“Monitor”/ Tregu i letrave me vlerë, individët “braktisin” bonot, investojnë në obligacione

Postuar në 29 Prill, 2015 02:32

“Monitor” shkruan se për shkak të interesave më të larta, individët zhvendosin investimet e kursimeve në letrat me vlerë të qeverisë nga bonot e thesarit në obligacione. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, volumi i tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë gjatë periudhës janar-mars 2015 përbëhej nga transaksionet në instrumente afatshkurtër (bono thesari) në masën 55.55% dhe pjesa tjetër prej 44.45% ishin transaksionet në instrumente afatgjatë (obligacione).

Servet Pëllumbi në “Mapo”: Kritikat nuk janë të këqija, por Blushi e tepron

Postuar në 29 Prill, 2015 02:11

Të tepruar dhe aspak në momentin e duhur dhe mënyrën e duhur e ka cilësuar kriticizmin e Ben Blushit, profesori i socialistëve, një ndër themeluesit e PS-së, Servet Pëllumbi. Megjithëse pa dëshirë për t’u përfshirë në çështje të partisë, në një event ku ai ndihej më shumë akademik sesa politikan, pasi ka hequr dorë prej vitesh nga politika aktive, Pëllumbi pranoi në një bisedë me “Mapon”, se ndjente keqardhje për atë që Blushi, një eksponent me rëndësi në PS, ka shkruar për qeverisjen socialiste.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme