Vizitë e Edi Ramës në Turqi? PD-ja akuzon se po negociohet në rrugë informale, në një hotel në Stamboll, koncesioni i hidrocentralit të Skavicës

Postuar në 29 Prill, 2015 05:34

Partia Demokratike ka deklaruar sot përmes Kreshnik Çollakut, koordinator për Politikën e Jashtme, se kryeministri i vendit, Edi Rama, ka udhëtuar sot për në Turqi. Çollaku thotë se vizita është mbajtur larg syve të medias dhe protokollit zyrtar për shkak se Rama po negocion në një hotel në Stamboll për koncesionin e hidrocentralit të Skavicës. Në fakt, informacione që kryeministri do të udhëtonte për në Turqi, kanë qarkulluar disa ditë më parë. Madje “kumbari” i kësaj vizite thuhet se ka qenë ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ndoshta personi më i fuqishëm sot në qeveri pas Edi Ramës, brenda kampit socialist. Qeveria do të duhet të japë një sqarim publik për vizitat e kryeministrit, i cili këto kohët e fundit po bën vizita me profil zyrtar të ulët. Nëse kjo e Turqisë do të konfirmohet, atëherë po marrim sinjalet e një kryeministri që operon si përfaqësues biznesi, diçka që shumë mirë mund t’i besohet ndonjë tjetri.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.