“Monitor”/ Tregu i letrave me vlerë, individët “braktisin” bonot, investojnë në obligacione

Postuar në 29 Prill, 2015 02:32

“Monitor” shkruan se për shkak të interesave më të larta, individët zhvendosin investimet e kursimeve në letrat me vlerë të qeverisë nga bonot e thesarit në obligacione. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, volumi i tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë gjatë periudhës janar-mars 2015 përbëhej nga transaksionet në instrumente afatshkurtër (bono thesari) në masën 55.55% dhe pjesa tjetër prej 44.45% ishin transaksionet në instrumente afatgjatë (obligacione). Sipas “Monitor” një vit më parë në të njëjtën periudhë volumi i tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë dominua në masën 84.79% nga transaksionet në instrumente afatshkurtër (bono thesari). Pjesa tjetër, prej 15.21%, ishin instrumente afatgjatë (obligacione). Për sa i takon numrit të transaksioneve, 94% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera me bono thesari. Përsa i takon numrit të transaksioneve, 71.52% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera me bono thesari. “Monitor” raporton se të dhënat statistikore të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë gjatë periudhës janar-mars 2015 flasin për një dominim të transaksioneve “Blerje në tregun primar” dhe “Shlyerje e vlerës nominale në maturim”përkatësisht me 69.32% dhe 17.62% kundrejt volumit të përgjithshëm.

 

http://www.monitor.al/images/2015/04/monitor_letra-me-vlere-te-qeverise.png

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.