Arkiv-Lajme
Qeveria në dispozicion të fushatës së Erjon Veliajt. Një pjesë e ministrave në fjalimin e lamtumirës të ministrit të Mirëqënies Sociale
Fjalimi i lamtumirës së Erion Veliajt ku dhe lajmëroi dorëheqjen nga ministër i Mirëqënies Sociale u ndoq me vëmendje nga stafi i ministrisë por edhe një numër ministrash që me gjasë do të jenë edhe kontributorët e planit të tij për të ndryshuar Tiranën. Një pjesë të konsiderueshme të fjalimit të Veliajt e zunë “elozhet” dhe “lëvdatat” për ministrat e pranishëm në ceremoninë e lamtumirës, Mirela Kumbaro, Lindita Nikolla, Eglantina Gjermeni, Milena Harito, Bledim Çuçi dhe Niko Peleshi.
Kryeministri - investitorëve turq për turizmin: “Ju lutem, ejani dhe qëndroni në Shqipëri një, dy, tre, katër ose më shumë ditë...Do të përjetoni shumë gjëra, por kurrë nuk do të mërziteni”
Është zbardhur sot përmbajtja e vizitës së kryeministrit në Turqi , me rastin e organizimit të një forumi për perspektivën e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Turqisë. Kryeministri, si i ftuar i nderit, ka mbajtur një fjalë ku ka nënvizuar potencialet e Shqipërisë si një vend që ofron shumëçka për të investuar. Turizmi është një fushë ku mund të thithen investime, por që paraprakisht kërkon njohje të vendit dhe njerëzve.
Një deputet i Partisë Republikane kalon drejt LSI-së
Nuk ndalet forca integruese e LSI-së. Sot bëhet e ditur se deputeti i Partisë Republikane, Ylli Shehu, ka kaluar drejt partisë së drejtuar nga Ilir Meta, duke konfirmuar kështu një cilësi të hershme të LSI-së: mungesën e paragjykimeve kundrejt zgjerimit të vet. Nëse besojmë se largimi i Ilir Metës si pasojë e akuzave të Tom Doshit, ishte kauzë e opozitës, kalimi i Shehut drejt LSI-së, provon se në radhët e së djahthës, jo të gjithë e besojnë një gjë të tillë.
s.z
Skandal në urgjencën e Korçës, mjeku dhe ndihmësmjeku tërheqin zvarrë pacientin e më pas e braktisin në trotuar. Pezullohen nga detyra (video)
Skandal në Korçë. Pas publikimit të videos ku shfaqet një mjek dhe një infermier i Shërbimit të Urgjencës në Korçë, duke tërhequr zvarrë një pacient dhe duke e braktisur në trotuar, mësohet se dy bluzat e bardha janë pezulluar nga detyra. Mjeku Çelo Fetollari dhe infermieri Artur Tuke shfaqen në një video amatore duke braktisur në trotuar pacientin. Drejtoria e Spitalit të Korçës sqaron për “Panorama Online” se shkak për pezullimin “ka qenë sjellja jo korrekte e shërbimit të Urgjencës ndaj qytetarit”.
Qeveria zyrtarizon nisjen e kontrollit në tregun e karburanteve. Kryeministri: “Sipërmarrësve u urojmë sa më shumë fitime, por edhe që mos ta marrin lehtë këtë operacion”
Kryeministri i vendit ka paralajmëruar sot nisjen e kontrollit të tregut të karburanteve dhe zbatimin rigoroz të ligjeve. “Historitë që u kanë ndodhur qytetarëve të thjeshtë me shkatërrimin e automjeteve të tyre, apo në zona ku kjo industri ka bërë dëme duhet të marrë fund, dhe ne duhet ti japim fund kësaj duke i dhënë seicilit hakun që i takon.
Ndryshime në draftin për hapjen e dosjeve: kufizime në qëllimet dhe shfrytëzimin e informacioneve...udhëhequr edhe nga parimi “i pajtimit dhe unitetit kombëtar”
Gazeta “Shqip” raporton sot se në projektligjin për hapjen e dosjeve, siç njihet për efekt përgjithësimi, kanë ndryshuar të gjitha nenet. “Pasi u rrëzua nga mazhoranca gjatë shqyrtimit në komisionet parlamentare, projektligji i qeverisë ka pësuar ndryshime të shumta nga varianti fillestar dhe parashikon që informacionet që do të vihen në dispozicion nga Autoriteti i Informimit Publik, do të jenë kundrejt pagesës dhe me kushtin që të ruhen dhe të mbrohen të dhënat personale të çdo individi të përfshirë në ngjarjet për të cilat një sërë personash mund të interesohen”, shkruan gazeta.
Të gjitha institucionet, përfshi presidencën, shkelin ligjin për të drejtën e informimit
Afrim Krasniqi botonte dje një shkrim në “Shqiptarja.com” ku fliste për temën e transparencës së qeverisjes. Krasniqi ishte konkret dhe zgjidhte qasjen bazuar në kriterin ligjor, përderisa Shqipëria ka që nga viti 2014 një ligj të ri për të drejtën e informimit, që vendos detyrime dhe afate për institucionet.
“INA” ngre shqetësimin: Tirana po zvarrit emërimin e ambasadorit të ri në Shkup
Agjencia e lajmeve “INA” shkruan se Tirana zyrtare prej gati thuajse 6-muajsh nuk ka ambasador të saj në Shkup. Shqetësimet e tilla janë ngritur nga komisioni për politikë të jashtme i Kuvendit të Shqiprisë. Pas vdekjes së ambasadorit shqiptar në Maqedoni, Petrit Bushati në nëntor të vitit të kaluar, deputetja Arta Dade ka ngritur në komisionin e jashtëm shqetësimin e mungesës së trupit diplomatik në Shkup.
Zëri/ “Fluturimet” e dështuara të Thaçit, në pesë muaj nuk ka sjellë asnjë njohje të re për Kosovën
“Zëri” shkruan sot se zv/kryeministri i parë i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili është edhe shef i diplomacisë nuk ka arritur në pesë muaj që të sjellë as edhe një njohje të re për Kosovën. Pavarësisht faktit se ka zhvilluar më shumë se 15 vizita zyrtare jashtë shtetit, madje edhe në vende me shumë ndikim, rezultat konkret në njohje nuk ka pasur.
Izet Haxhia rrëfen për gazetën “Dita” se çfarë ka ndodhur me Remzi Hoxhën, roli i Berishës në luftën e Kosovës
Ish- truproja e Sali Berishës, Izet Haxhia, në një intervistë për gazetën “Dita”, thotë se kreu i parë i SHIK ishte shumë i lidhur me drejtuesit e PD. “Më ka habitur gjithmonë një afërsi e Irakli Koçollarit, shefit të parë të SHIK, i zgjedhuri i Ramizit, me krerët e PD-së së sapokrijuar, sidomos me Berishën dhe Hajdarin. Selia e PD-së në Rrugën e Kavajës ishte një vend vizitash të vazhdueshme në orët e vona të natës nga Koçollari,” thotë Haxhia.