Qeveria zyrtarizon nisjen e kontrollit në tregun e karburanteve. Kryeministri: “Sipërmarrësve u urojmë sa më shumë fitime, por edhe që mos ta marrin lehtë këtë operacion”

Postuar në 30 Prill, 2015 06:50

Kryeministri i vendit ka paralajmëruar sot nisjen e kontrollit të tregut të karburanteve dhe zbatimin rigoroz të ligjeve. “Historitë që u kanë ndodhur qytetarëve të thjeshtë me shkatërrimin e automjeteve të tyre, apo në zona ku kjo industri ka bërë dëme duhet të marrë fund, dhe ne duhet ti japim fund kësaj duke i dhënë seicilit hakun që i takon. Sipërmarrësve në këtë sektor u urojmë suksese, punë të mbarë, sa më shumë fitime nga puna e tyre, por i urojmë që mos ta marrin lehtë këtë operacion sepse siç thashë toleranca do të jetë zero dhe përballja me shtetin dhe ligjin do të jetë më e ashpër se asnjëherë tjetër”, tha Edi Rama. Ai ka shtuar se kontrolle do të kryhen edhe në rafineritë e naftës. “Rafineritë e naftës do t’i nënshtrohen një kontrolli rigoroz që do të jetë ajo që shkruhet në ligjet e qeverisë. Më tej tregtimi me shumicë, tregtimi me pakicë, procedurat e kontrollit, sasior, cilësor dhe fiskal në rast të eksportit vendas dhe sigurisht, edhe shoqëritë e prodhimit të naftës bruto të cilat duhet ta marrin mesazhin se tolerance do të jetë zero”, tha kryeministri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.