Kryeministri - investitorëve turq për turizmin: “Ju lutem, ejani dhe qëndroni në Shqipëri një, dy, tre, katër ose më shumë ditë...Do të përjetoni shumë gjëra, por kurrë nuk do të mërziteni”

Është zbardhur sot përmbajtja e vizitës së kryeministrit në Turqi , me rastin e organizimit të një forumi për perspektivën e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Turqisë. Kryeministri, si i ftuar i nderit, ka mbajtur një fjalë ku ka nënvizuar potencialet e Shqipërisë si një vend që ofron shumëçka për të investuar. Turizmi është një fushë ku mund të thithen investime, por që paraprakisht kërkon njohje të vendit dhe njerëzve. Kryeministri ka bërë me këtë rast një ftesë të thjeshtë dhe direkte: “Shpresojmë fort se do të krijojmë kushtet dhe të bindim investitorët turq që të vijnë në Shqipëri dhe të investojnë në turizëm. Duam të investojmë në një turizëm të cilësisë së lartë. Dhe Shqipëria ka një cilësi fantastike, sepse nuk është kurrë një vend i mërzitshëm. Ndaj ju lutem, ejani dhe qëndroni në Shqipëri një, dy, tre, katër ose më shumë ditë dhe keni për të parë se do të përjetoni shumë gjera, por kurrë nuk do të mërziteni”.
http://www.ata.gov.al/rama-investitoreve-turq-ja-5-sektoret-...
s.z
Add new comment