Arkiv-Lajme

Erion Veliaj në “Top Show”: Nëna dhe gruaja paguajnë faturën për akuzat e fyerjet që më bëhen në publik

Postuar në 02 Maj, 2015 02:12

Kandidati i PS-së për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj është rikthyer të flasë sërish për dasmën dhe për deklaratën se kishte përdorur paratë e nënës së tij për ta organizuar atë. I ftuar në emisionin “Top Show” në Top Channel, Veliaj tha se e ëma mërzitet shpesh për akuzat dhe fyerjet që i bëhen ato në publik, megjithëse janë të vetëdijshme për ta paguar këtë faturë. Kandidati socialist tha se ua ka bërë të qartë tashmë mamasë dhe bashkëshorte së tij të bëhen të forta nga përgojimet e Berishës. Ai tha se pavarësisht akuzave, ndihet mirë për arsye se ka një familje të fortë.

Petersen për gazetën “Zëri”: Jam i zhgënjyer me lidershipin e Kosovës, nuk ka krijuar një ambient shpresëdhënëse për popullin e saj

Postuar në 02 Maj, 2015 01:49

“Largimi i mijëra kosovarëve drejt vendeve të Evropës ishte përgjigjja me qartë se klasa politike kosovare në shtatë vjetët pas pavarësisë ka dështuar të krijojë një ambient të sigurt dhe shpresëdhënëse për popullin e saj”. Kështu ka deklaruar ish-shefi i UNMIK-ut për periudhën qershor 2004 – qershor 2006, danezi Soren Jessen-Petersen.

Elona Gjebrea thotë se nuk ka rrezik për kthimin e regjimit të vizave edhe pse 100 shqiptarë çdo ditë ndalohen të dalin në kufi

Postuar në 02 Maj, 2015 01:43

Sipas “Gazeta Shqiptare” fluksi i madh i sh qiptarëve të larguar drejt vendeve të Bashkimit Europian për të përfituar azil, nuk e rrezikon regjimin e vizave për Shqipërinë. Kështu shprehet zv/ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea, në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, në të cilën tregon se cilat janë  7 itineraret që kanë ndjekur shqiptarët kohët e fundit për t’u larguar jashtë, kryesisht në Gjermani.

Aksident te Syri i Kaltër në Sarandë, ‘volkswagen’ përplas autobusin e mbushur me nxënës, vdes shoferi dhe vajza e tij 21­ vjeçare

Postuar në 01 Maj, 2015 15:21

Në aksin rrugor Sarandë­Gjirokastër, pikërisht në vendin e njohur si Syri i Kaltër, pasditen e së premtes ka ndodhur një aksident i rëndë. Autobuzi i mbushur me nxënës, me targë DV3188A, me drejtues shtetasin R. Tefiku, banues ne Devoll, është përplasur me mjetin ‘volkswagen’ me targë TP2627B me drejtues, shtetasin K. Braçi, vjeç 59, banues në Tepelenë, i cili për pasojë ky i fundit ka pësuar vdekje të menjëhershme. Policia njoftoi se vajza e tij shtetesja: S. Braçi, vjeç 21, është transportuar për në spital për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Durrës/ Incidente në fushatën e Grida Dumës, militantë me flamuj të PS-së përplasen fizikisht me mbështetësit e PD-­së

Postuar në 01 Maj, 2015 14:32

Militantë me flamuj të PS-së kanë ndërhyrë gjatë një takimi elektoral që kandidatja e PD-së për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma, po zhvillonte pasditen e së premtes me qytetarë në zonën e Shkozetit. Zyra e shtypit e kandidates për Bashkinë e Durrësit ka njoftuar se dy automjete me flamuj te PS­së kanë penguar takimet e Grida Dumës me banorët e zonës në lagjen nr. 14 në Shkozet. Sipas zyrës së shtypit, drejtuesit e automjeteve kanë provokuar duke i rënë vazhdimisht borisë e xhiruar gomat. Më pas, raportohet se ata janë konfrontuar fizikisht me mbështetësit e kandidates së PD­së.

Dikur ishte Ferdinand Xhaferri, sot është PD e Vlorës që analizon cilësinë e rërës dhe detit për të kundërshtuar me argumente shkencore projektin e Lungomares (Video)

Postuar në 01 Maj, 2015 13:16

Ka mbetur emblematike thënia e ish-ministrit demokrat të Kulturës, Ferdinand Xhaferri kur shpalli kandidaturën për kryetar i bashkisë së Durrësit në vitin 2011. Në programin e tij për qytetin bregdetar ishte edhe rritja e cilësisë së diellit, një premtim elektoral ndryshe nga të tjerët por që gjithsesi nuk e ndihmoi PD-në e Durrësit të merrte bashkinë. Por  duket se PD e ka në filozofinë e saj kujdesin për mjedisin ku rriten dhe jetojnë shqiptarët.

To Vima: Gazsjellës me iniciativë ruse në Ballkan. Shtetet e Bashkuara propozojnë një projekt alternativ që synon përfshirjen e Shqipërisë dhe Bosnjës

Postuar në 01 Maj, 2015 11:42

Grupe negociatore nga Rusia,Turqia, Serbia, Greqia, Maqedonia, Hungaria dhe me shumë gjasë edhe nga Austria do të takohen gjatë këtij muaji në Athinë për të diskutuar mbi projektin rus për një gazsjellës që do të kalojë nga këto vende. Sipas ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias investimi që do të  shtrihet në territorin grek kap shifrën e 2.5 miliardë dollarëve dhe financimi mund të sigurohet nga kompani dhe banka perëndimore.  Gazeta greke “To Vima” shkruan se ajo çka Greqia do të marrë si paradhënie nga Rusia në rast të ndërtimit të këtij gazsjellësi janë rreth 5 miliardë dollarë.

INSTAT: Shqiptarët më të keqpaguarit në Europë me vetëm 2.2 euro për një ore pune, Norvegjia e para, me 57.1 euro

Postuar në 01 Maj, 2015 10:32

Të dhënat e Institutit te Statistikave tregojnë se shqiptaret janë populli me i keqepaguar në Europë, ndërsa kostoja mesatare për një ore pune në vendin tonë është vetëm 2.2 euro me e ulëta në Europë. Kjo do të thotë që edhe maqedonasit rezultojnë me një kosto më të larte prej 3.5 euro në orë. Në vend të parë rezulton të jetë Norvegjia me një kosto prej 57.1 euro. Ky fakt aspak pozitiv për qytetaret, mund te vlerësohet si një avantazh për investitorët.

PS-ja, 10 vjet pas “Letrës drejtuar socialistëve të bulevardit” nga Edi Rama

Postuar në 01 Maj, 2015 10:28

Meqenëse kritikat e deputetit Blushi kanë rihapur temën e diskutimit mbi atë se çfarë ndodh në PS, nëse janë të vërteta apo të paqena pretendimet e tij, jo vetëm për qeverisjen, por edhe për funksionimin e partisë, po publikojmë një shkrim të gjatë të Edi Ramës, i datës 30 shtator 2005, titulluar prej vetë tij: “Letër socialistëve të bulevardit”.

Lajm i keq/Kompania gjermane largohet nga Shqipëria, arsyeja: Prodhimi i qumështit në zonat rurale nuk qëndron në fokusin e politikave për zhvillimin bujqësor të vendit

Postuar në 01 Maj, 2015 09:52

Kompania e vetme gjermane prodhuese në fushën e industrisë ushqimore në Shqipëri, “Meggle” Albania, e ka ndaluar prodhimin, deri në një vendim të dytë, duke filluar nga prilli 2015. Kjo ka ndodhur ndërsa kryeministri shqiptar, Edi Rama ishte në Stamboll, në përpjekje për të konkretizuar investime turke në Shqipëri. Kompaninë ushqimore “Meggle”, ishte e vetmja nga një vend perëndimor në këtë lloj industrie në Shqipëri.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme