Aksident te Syri i Kaltër në Sarandë, ‘volkswagen’ përplas autobusin e mbushur me nxënës, vdes shoferi dhe vajza e tij 21 vjeçare

Në aksin rrugor SarandëGjirokastër, pikërisht në vendin e njohur si Syri i Kaltër, pasditen e së premtes ka ndodhur një aksident i rëndë. Autobuzi i mbushur me nxënës, me targë DV3188A, me drejtues shtetasin R. Tefiku, banues ne Devoll, është përplasur me mjetin ‘volkswagen’ me targë TP2627B me drejtues, shtetasin K. Braçi, vjeç 59, banues në Tepelenë, i cili për pasojë ky i fundit ka pësuar vdekje të menjëhershme. Policia njoftoi se vajza e tij shtetesja: S. Braçi, vjeç 21, është transportuar për në spital për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore. Ndërsa më pas, u raportua se 21vjeçarja nuk i mbijetoi plagëve të marra në aksident. Nga ky aksident raportohet të ketë edhe disa të plagosur, ndërkohë që policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje.
Add new comment