To Vima: Gazsjellës me iniciativë ruse në Ballkan. Shtetet e Bashkuara propozojnë një projekt alternativ që synon përfshirjen e Shqipërisë dhe Bosnjës

Grupe negociatore nga Rusia,Turqia, Serbia, Greqia, Maqedonia, Hungaria dhe me shumë gjasë edhe nga Austria do të takohen gjatë këtij muaji në Athinë për të diskutuar mbi projektin rus për një gazsjellës që do të kalojë nga këto vende. Sipas ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias investimi që do të shtrihet në territorin grek kap shifrën e 2.5 miliardë dollarëve dhe financimi mund të sigurohet nga kompani dhe banka perëndimore. Gazeta greke “To Vima” shkruan se ajo çka Greqia do të marrë si paradhënie nga Rusia në rast të ndërtimit të këtij gazsjellësi janë rreth 5 miliardë dollarë. I kthyer pas një vizite 5 ditore në Uashington kreu i diplomacisë greke tha se Athina vizitohet në Maj edhe nga I dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Energjinë Amos Hochstein, i cili do të prezantojë një projekt alternativ të një gazsjellësi me një shtrirje tubacioni më të gjerë ku të përfshihet edhe Shqipëria e Bosnja.
l.m
Comments
di te na thote kush sa
<p> </p><p> di te na thote kush sa na japin ne vit si qira ata teTAP-it qe te kuptojme ...???????</p>
Konkurrenca te ban te ecish
<p>Konkurrenca te ban te ecish perpara.</p><p>Te tjerat jane prralla.</p>
Add new comment