Arkiv-Lajme

3 kandidatët favoritë për postin e Ministrit të Mirëqënies Sociale pas largimit të Erion Veliajt

Postuar në 03 Maj, 2015 11:12

Deputetët Olta Xhaçka e Blendi Klosi si dhe zëvëndësministri i Arsimit Arbi Mazniku janë 3 kandidaturat që vlerësohen si kandidatë potencialë për të marrë postin ministror që la Erion Veliaj si rrjedhojë e garës për Bashkinë e Tiranës.

Kështu raporton “A1 Report” sipas të cilit, një nga këta tre emra pritet  që t’i propozohet nga kryeministri Edi Rama, presidentit Bujar Nishani për dekretim. Vakanca e krijuar nga kandidimi i Veliajt, sipas deklarimeve të kryeministrit Rama, nuk do të shoqërohet nga ndryshime të thelbësore në kabinetin qeveritar.

Borxhi ndaj HEC-eve private, edhe 2 miliardë lekë për t’u paguar

Postuar në 03 Maj, 2015 10:16

Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare deklaron se po vazhdon të paguajë detyrimet e prapambetura ndaj hidrocentraleve private. “TCH” raporton se sipas KESH,detyrimi që ka mbetur për t’u paguar arrin në 2 miliardë lekë dhe i përket periudhës Shtator-Dhjetor 2014.  KESH bën të ditur se, i gjithë borxhi ndaj HEC-eve private do të likuidohet brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti.

http://www.top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=298213

n.k

“Vëmendja në fushatë elektorale shtyn reformat për në shtator” shkruan “Shekulli”

Postuar në 03 Maj, 2015 09:03

Aktiviteti parlamentar po zbehet për shkak të vendoreve. Ky është paralajmërimi që jep gazeta “Shekulli” që evidenton se zgjedhjet lokale të 21 qershorit po zhvendosin vëmendjen e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë te kërkimi i votave dhe jo diskutimi i projektligjeve në komisionet parlamentare. “Axhenda parlamentare ka nisur tashmë të kalojë në plan të dytë, edhe pse ende nuk ka nisur zyrtarisht fushata elektorale e cila, sipas njoftimit të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, hapet në 22 maj” shkruhet në artikull.

Gruevski rikonfirmohet në krye të partisë me vota absolute, merr 528 vota pro nga 529 në total

Postuar në 03 Maj, 2015 07:51

Kryetari i VMRO-DPMNE-së që mban detyrën e kryeministrit në Mqedoni, Nikolla Gruevski u rizgjodh në krye të partisë edhe për një mandat tjetër 4 vjecar. “Zhurnal” raporton se ai mori 528 vota pro nga 529 delegatët e pranishëm. Votimi rekord shënon edhe një votë të pavlefshme, që është e vetmja votë që s’ka shkuar në favor të Gruevskit.  

Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane: “Me ndarjen e re, çdo fshatar është qytetar i Tiranës”. Premton parqe, por nuk ka asnjë përgjigje për pallatet te diga e liqenit

Postuar në 03 Maj, 2015 07:01

Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane, Erjon Veliaj, ka zhvilluar sot takime me banorë të njësisë nr.8. Veliaj ka akuzuar paraardhësin, Lulzim Basha, për paaftësi dhe shpërdorim të fondeve. Ndonëse po zhvillon fushatë me një kandidat të cilin e konsideron të lodhur, Veliaj, nuk mungon të flasë për nevojën “e të qenit të bashkuar në mënyrë që të fitohet”. Cili është sensi i këtij bashkimi? Kush do bashkohet që Veliaj të fitojë? Ndoshta fjalia e mëposhtme jep një shpjegim: “Sot çdo fshatar është qytetar i Tiranës.

Ikja masive e shqiptarëve, ekspertët e ekonomisë: “Duhet një pakt kombëtar për punësimin”

Postuar në 03 Maj, 2015 06:34

Ekspertët e ekonomisë në vend theksojnë nevojën e një pakti kombëtar për punësimin, me qëllim edhe zgjidhjen e problematikës së varfërisë në vend dhe për frenimin e fenomenit të emigrimit masiv. Revista ekonomike “Monitor” ka analizuar në mënyrë të detajuar shkëqet e ikjes së shqiptarëve ndërsa analizës i bashkohet edhe gjykimi I dy ekspertëve të ekonomisë, Adrian Civici dhe Arben Malaj.

Mesila Doda: Legalizimi i prostitucionit, çmenduri epshore gjykatësish dhe politikanësh

Postuar në 03 Maj, 2015 04:42

Deputetja e PD-së dhe kryetarja e Aleancës së Grave Deputete, Mesila Doda pozicionohet kundër ligjërimit të shërbimeve seksuale me pagesë. Në një intervistë dhënë gazetës “Panorama”, Doda komenton kërkesën e Gjykatës së Lartë drejtuar Kushtetueses për legalizimin e prostitucionit. Sipas gazetës, në kërkesë thuhet se palët e interesuara janë Qeveria dhe Kuvendi.

Rama përuron ndërtimin e stadiumit në Shkodër. Projekti 12 mln euro, kapaciteti 17 mijë persona

Postuar në 03 Maj, 2015 03:34

Kryeministri Edi Rama udhëtoi sot drejt Shkodrës për të përuruar fillimin e punimeve të stadiumit të ri. Referuar raportimit të “Ora News”, përmes një videoprojektori të vendosur në mes të fushës u prezantua si do të jetë fytyra e re e “Loro Boriçit” në tetor.  Në krah të kryeministrit ishte  kandidatja e PS-së për bashkinë Shkodër, Keti Bazhdari por dhe ministria e Arsimit Lindita Nikolla, dhe presidenti i FSHF-së, Armando Duka.

Meidani te “Panorama”: S’e kam besuar Rilindjen, rrugëdalja nuk është sulmi ndaj Blushit

Postuar në 03 Maj, 2015 02:06

“Argumenti se Blushi nuk ka gjetur kohën e duhur për të bërë kritika ndaj qeverisë, tregon mungesë force dhe guximi për të analizuar shqetësimet dhe të vërtetat e deputetit”. Kështu shprehet ish presidenti Rexhep Meidani në një intervistë dhënë gazetës “Panorama”. Sipas ish-Presidentit, debati për mendime të ndryshme mund të bëhet në çdo kohë, pavarësisht fushatave zgjedhore.

“Bashkia e Tiranës “bllokon” bonusin e qirasë për familjet” shkruan “Shqiptarja.com”

Postuar në 03 Maj, 2015 01:22

“Qindra familje që trajtohen me bonus qiraje prej 4 muajsh nuk po marrin lekët nga Bashkia e Tiranës” shkruan “Shqiptarja.com”. Një qytetar është ankuar pranë zyrave të gazetës duke argumentuar se lekët që duhet të merrte çdo muaj nuk i jepen nga njësia bashkiake nr.10. “Kam që në muajin janar që po endem nëpër zyrat e Bashkisë së Tiranës por nuk më japin lekët. Më parë merrnim bonuesin e qirasë deri në datën 10, por që nga janari nuk kemi marrë asnjë lekë”, - u shpreh qytetari C.N për gazetën.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme