Arkiv-Lajme
KQZ vendos ta çojë Dakon në prokurori. Teliti: Mori votues nga Preza, i regjistroi në Durrës
Eksperti i PD-së pranë KQZ-së, Armand Teliti, ka konstatuar shkelje në listat e Bashkisë Durrës, të cilat i ka argumentuar para Komisionit. Siç konstatoi Teliti në raportin e vet, gjatë dy muajve të fundit në listat e zgjedhësve në Bashkinë Durrës është vënë re një rritje e ndjeshme e numrit të votuesve në krahasim me dy vite më parë, që shkonte përtej ritmit normal të rritjes natyrore.
Basha-Berisha vizitojnë dëshmorët dhe kërkojnë votën për 21 qershor. Ndërkohë, Basha fiton më shumë në Holandë se në bashki
Një lëvizje “majtas” mund të quhet vizita e shpejtë sot paradite e kryetarit të PD Basha i shoqëruar nga ish-kryeministri Berisha dhe eksponentë të tjerë, në Varrezat e Dëshmorëve për homazhe me rastin e ditës së 5 Majit. Basha tha më pas për mediat se “në këtë ditë të dëshmorëve rikthehemi në këtë altar të lirisë kombëtare për të kujtuar sa çmim të lartë ka liria dhe për të përkujtuar ata që dhanë jetën e tyre për lirinë. Edhe ne sot kemi një zgjedhje, të forcojmë dhe mbrojmë lirinë e qytetarëve për t’u shprehur, për të votuar dhe për të larguar me votë qeverinë.
Dragobi, aksident i rëndë. Makina bie në Valbonë, një viktimë dhe e humbur
Një makinë me katër persona ka përfunduar në Valbonë, pasi doli me shpejtësi nga rruga. Aksidenti i rëndë ndodhi gjatë natës në Urën e Dragobisë, në Tropojë, dhe si rezultat Shane Pjetri nga Fierza ka humbur jetën, ndërsa Shpëtime Lilaj që gjendej në makinë, rezulton e humbur. Dy të plagosur janë Albert Hysa dhe Shqiponja Mustafa që janë dërguar në spital. Shetasja e humbur po kërkohet ende.
a.k
Intervista/Erjon Veliaj, nga shkolla drejt emigrimit dhe arsimimi jashtë. Angazhimi publik dhe njohja me Edi Ramën. "Në PS më mirëpritën Gramoz Ruçi dhe Fatmir Xhafa. Ftoj Halim Kosovën për debat”
Zoti Veliaj mirëmbrëma dhe mire se keni ardhur. Intervista e sotme është e ndryshme nga intervistat e stilit të zakonshëm që unë zakonisht zhvilloj në këtë studio me pyetje përgjigje intensive. Një intervistë profil jete. Pra një intervistë që nuk mbështetet mbi pyetjet e ashpra, por një intervistë mbi rrëfimin e vet personazhit, pra të ftuarit, i cili tregon vet jetën dhe karrierën. Por nuk është një intervistë që fokusohet te programi për të cilën të dy kandidatët do vijnë në studio besoj në javën e dytë të muajit qershor.
Milaim Zeka me Tur Hyskajn: Majko ka pasur përgjimin e Bukoshi-Berishës për grushtin e shtetit të 14 shtatorit
Debati i gazetarit Milaim Zeka me ish-kryeministrin Majko mbi rolin e Tiranës zyrtare në luftën e UÇK-së, është thelluar me intervistën e Zekës në studion e Turjan Hyskajt në Vizion Plus. Gazetari nga Prishtina nuk ka hezituar të deklarojë se kryeministri Majko e ka ditur nga përgjimet që kishte në dorë, se Bujar Bukoshi kishte financuar me armë e njerëz grushtin e shtetit të 14 shtatorit 98 në Tiranë.
Dr.Gliozheni në listën e PS për këshilltarë në Tiranë. Sfida, “edhe ne kemi gjinekologët tanë”
Edhe ne kemi gjinekologë të talentuar. Kështu duket sikur përgjigjet partia Socialiste me listën e saj të kandidatëve për këshillin bashkiak të Tiranës, përballë faktit që kandidati kundërshtar është dr.Halim Kosova. PS ka depozituar në KQZ kandidatët e saj për Këshillin Bashkiak, ku lista kryesohet nga pedagogia Klodeta Dibra dhe kandidati Aldrin Dalipi, Kryetar aktual i Këshillit Bashkiak.
Shënim: “Vaj vatani e mjerë mileti”. Një mesazh që kumbon sot më fort se më parë
Sot janë shënuar dy zhvillime që lidhen me garën elektorale në Tiranë, të cilat meritojnë të sillen në vëmendje. Së pari, kandidati i mazhorancës, Erjon Veliaj, ka përsëritur ftesën për debat me rivalin direkt, Halim Kosovën. “Janë 1 milion veta që duan të dëgjojnë çfarë oferte kemi për Tiranën. E di që dje patëm një refuzim të debatit. Unë e di që doktori është një burrë i mirë, një burrë i respektuar nuk ka nevojë për një infermiere ta asistojë dhe të thotë jo ky nuk është për debat.
A do hiqet ekskluziviteti i fluturimeve ndërkombëtare për Rinasin? Qeveria thotë po, brenda dy muajve
Është komentuar si arsyeja kryesore që ka ndikuar në çmimet e larta të biletave të fluturimeve ajrore shqiptare dhe veç kësaj, në bllokimin e projekteve të tjera aeroportuale në vend. Por qeveria shqiptare është pranë arritjes së marrëveshjes për heqjen e ekskluzivitetit të fluturimeve ndërkombëtare për aeroportin e Rinasit. Vendimi pritet të merret brenda dy muajve, duke mundësuar kështu edhe lejimin e fluturimeve ajrore nga tre aeroporte të tjera, në Kukës, Vlorë e Sarandë.
Befas me skrupuj: Vendimi i disa televizioneve për të mos transmetuar fushatën elektorale, në respekt të Kodit Zgjedhor.
Prej sot e tre javë rresht, televizioni Klan ka marrë vendim për të mos transmetuar aktivitetet elektorale të partive politike. Pasqyrimi do të zërë fill në datën 22 maj 2015. Tv Klan njofton se ky vendim vjen në respekt të Kodit Zgjedhor, i cili sanksionon se zyrtarisht fushata zgjedhore nis në datën 22 maj. Lapsi.al thotë se edhe televizionet e tjera informative, ABC News, News 24, Ora News dhe A1 Report pritet të dalin me një vendim lidhur me këtë çështje, ndërkohë që në shkelje të Kodit Zgjedhor, partitë politike dhe kandidatët kanë nisur prej ditësh takimet e tyre elektorale.
A është kjo Policia që duam? Protestuesit kërcënohen me armë nga Shefi i Krimeve në Kukës (Video)
“Policia që duam” është sllogani me të cilin qeveria prezantohet në çdo zyrë që presupozohet se i shërben rendit dhe sigurisë së qytetareve. Por protesta e disa banorëve në Kukës tregoi se Ministria e Brendshme është larg këtij objektivi. Shefi i Krimeve në Kukës i veshur me rroba civile, në kundërshtim me ligjin për përdorimin e armëve në tubime, nuk nguron të nxjerrë nga brezi pistoletën dhe të kërcënojë me armë protestuesit, madje dhe duke përdorur fjalor vulgar ndaj tyre. Më pas ai shfaqet duke ushtruar dhunë ndaj një protestuesi që ndodhej në makinën e policisë.
l.m