A do hiqet ekskluziviteti i fluturimeve ndërkombëtare për Rinasin? Qeveria thotë po, brenda dy muajve

Postuar në 04 Maj, 2015 11:55

Është komentuar si arsyeja kryesore që ka ndikuar në çmimet e larta të biletave të fluturimeve ajrore shqiptare dhe veç kësaj, në bllokimin e projekteve të tjera aeroportuale në vend. Por qeveria shqiptare është pranë arritjes së marrëveshjes për heqjen e ekskluzivitetit të fluturimeve ndërkombëtare për aeroportin e Rinasit. Vendimi pritet të merret brenda dy muajve, duke mundësuar kështu edhe lejimin e fluturimeve ajrore nga tre aeroporte të tjera, në Kukës, Vlorë e Sarandë. Monopoli i fluturimeve ajrore ndërkombëtare që gëzon aeroporti “Nënë Tereza”, sipas kontratës së nënshkruar nga qeveria Nano në vitin 2004 me kompaninë gjermane Tirana Airport Partners, kur po rindërtohej aeroporti, ka ndikuar edhe në frenimin e zhvillimit të turizmit në vend për shkak të tarifave të larta.

Marrëveshja e koncesionit parashikon përfundimin e ekskluzivitetit në vitin 2024, por mbetet të shohim a do tërhiqet kompania përfituese.

a.k

Comments

Submitted by Epiroti (not verified) on

<p>Hajdutat, e ropen kete popull, cmimet e fluturimeve, dhe te telefonatave jane me te shtrenjat ne Evrope.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.