Shënim: “Vaj vatani e mjerë mileti”. Një mesazh që kumbon sot më fort se më parë

Sot janë shënuar dy zhvillime që lidhen me garën elektorale në Tiranë, të cilat meritojnë të sillen në vëmendje. Së pari, kandidati i mazhorancës, Erjon Veliaj, ka përsëritur ftesën për debat me rivalin direkt, Halim Kosovën. “Janë 1 milion veta që duan të dëgjojnë çfarë oferte kemi për Tiranën. E di që dje patëm një refuzim të debatit. Unë e di që doktori është një burrë i mirë, një burrë i respektuar nuk ka nevojë për një infermiere ta asistojë dhe të thotë jo ky nuk është për debat. Ai është një burrë i pjekur, 60 e ca vjeç burrë, mund t’i marri vendimet vetë”, tha Veliaj me një ton provokues. Parimisht debati është shumë i mirë dhe i dobishëm. Ndaj edhe është kërkuar jo rrallë këto vitet e fundit, e megjithatë është refuzuar. Edhe nga pala që sot po e kërkon debatin, jo për të ballafaquar projekte siç thuhet, por në kontekstin e një avantazhi që e bën ftesën jo të moralshme. Pse? Halim Kosova nuk ka një karrierë politike për të ndërtuar. Ai është aty si një zgjedhje e personit me integritet që do të kompensonte sadopak peshën e mazhorancës, dështimin spektakolar të një mandati si ai i Lulëzim Bashës, por edhe do të theksojë kontrastin e madh që ka me rivalin, i cili në shumë plane ka defiçenca të mëdha. Një ballafqim televiziv, sidomos për çështje si platformat elektorale, reduktohet në përshtypje dhe nuk i lë mundësi dëgjuesit që për tema kaq të ngjeshura të krijojë gjykime të vërteta. Përshtypje që krijohen dhe nxiten nga aftësia retorike, demagogjia dhe sjellja me kamerën. Pra është një duel për show-n më të mirë. Në këtë plan, Veliaj ka avantazhe të padiskutueshme. Dhe ftesa e përsëritur e tij për t’u vënë nën një prozhektor të tillë përballë “diskretit” Halim Kosova, flet për nevojën që ai ka që ta vërë në dukje këtë diferencë, që nuk po bëhet e mundur përmes “takimeve me banorë të njësisë X”, sicc raportohet çdo ditë. Pyetja është se përse kjo nevojë që kundërshtari të sfidohet në çdo drejtim, sa kohë ai konsiderohet “i lodhur”?
Ndoshta zhvillimi i dytë i sotshëm jep një përgjigje. Erjon Veliaj ka qenë sot në Konventën luksoze të Lëvizjes Rinore për Integrim, ku është kumtuar mesazhi elektoral i forcës së Ilir Metës. Dhe meqenëse ka marrë me gjasë viston e plotë të aleatit, Veliaj ka thënë i ngazëllyer: “Ne, kur jemi bashkë, jemi të pamposhtuar, ndaj jam shumë i vlerësuar që për garën e Tiranës kam mbështetjen e LRI-së dhe LSI-së. Qeveria jonë me Edi Ramën dhe Ilir Metën ka treguar që bashkimi bën fuqinë dhe kur ne jemi bashkë nuk ka njeri që na mposht. Jam krenar që jam pjesë e një qeverie, ku PS dhe LSI kanë bërë në 18 muaj atë që nuk është bërë në 18 vjet”, tha Veliaj. Tani, pa paragjykuar, nëse do të jepnim votën thjesht dhe vetëm për një menaxher të Tiranës, shumëkush ka të drejtë të japë votën për Veliajn. Qoftë edhe për ta provuar. Fundja për aq sa kemi parë këto 18 muaj qeverisje, ai ka rezultuar të paktën shumë më aktiv sesa ta zëmë profesori i Financave shqiptare që zë sot postin e ministrit. Por meqenëse kjo është një garë politike dhe këtë e dëshmon pasioni i kryeministrit për faqosjen dhe photoshopin, teksa thumbon kandidatin e PD-së, apo fakti se projekti i kthimit të sheshit “Skënderbej” në pedonale, u lajmërua në Facebook, nga këshilltari i kryeministrit, Artan Shkreli, atëherë do mbajtur parasysh konsistenca politike e kandidatit Veliaj. Çfarë ka deklaruar zotëria dikur kur Ilir Meta u shpall i pafajshëm? Asgjë më shumë sesa një mesazh fanolist prej njeriu qe refuzon me neveri atë që përfaqësonte Meta. “Vaj vatani e mjerë mileti”, komentonte asokohe Veliaj(http://shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=69126&IDCategoria=2706). Pse pra kjo nevojë për Ilir Metën? Një përgjigje është se Veliaj nuk është kandidaturë konsensuale edhe brenda PS-së. Ka një mendim, që fitorja e tij në bashki, shtron rrugën për majën e PS-së, ndaj këto zgjedhje janë mundësia e të pakënaqurve që ta mbyllin këtë rrugë. Nëse do të hipotetizojmë se Ilir Meta siguron hapësirë veprimi nga një destabilitet relativ edhe i PS-së, mund të themi se ai ka sot me siguri një mundësi për ta bërë këtë, sa kohë vendos që të determinojë ngritjen e një njeriu që përndryshe nënkupton fundin e karrierave të shumëkujt në PS. Është një marrëveshje e leverdisshme, e cila e faktorizon Ilir Metën edhe më tej, brenda vetë zhvillimeve në PS, duke i dhënë megjithë mend një kuptim dramatik statusit të dikurshëm të Veliajt: “Vaj vatani e mjerë mileti”. Dhe duke e bërë kryekëput politik angazhimin e z. Veliaj, që vazhdon traditën e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.
s.zaimi
Comments
Turp. Pse nuk pyesni gazetare

Turp. Pse nuk pyesni gazetare ku i gjeti Meta leket per kete konvente. Ne gjithe boten financat elektorale jane objekti kryesor i hetimit. Ky qe u gjet me bllok dhe qe vazhdon vjedh hapur nuk ju prek pak ne ndergjegjen tuaj te pakten si qytetar pa le pastaj si gazetare.

Ju lutem shpetojeni kete vend.

Velia eshte po aq hajdut sa edhe meta.

Pjesa e dyte e artikullit
Pjesa e dyte e artikullit exhe shtyhet por pjesa e pare nuk shtyhet fare. Te akuzosh tjetrin se perse ben gjithcka per te fituar eshe shprehje e nje provi cializmi tipik shqipetar.
Ky shkrim eshte si ai i

Ky shkrim eshte si ai i famshmi : "me arsyen e mosarsyes se arsyes...".

Duket qe eshte shkruar pas nje dreke te bollshme qe i jep krahe fantazise.

Nuk eshte domosdoshmerisht gje e keqe se edhe ne nje bote iluzore mund te jetosh e bile te besh edhe kariere..

E kane ndotur shume mjedisin

E kane ndotur shume mjedisin politik,

nese berisha e mori ndeshkimin, keta te sotmin duket se jane edhe me te rezikshem, se jane me te pa cipe...

Mashtruesit e bere me para te madhe, garantojne korrupsion total...

Nese pengohen, rrezikojne perdorim dhune...

hengshin koken e njeri tjetrit...

I ke rene shume gjate per te

I ke rene shume gjate per te thene nje te vertete te thjeshte por te madhe: Erion Veliaj eshte nje sharlatan i rralle, i afte te besoj edhe vete ne universin paralel qe ka krijuar.

"Tani, pa paragjykuar, nëse

"Tani, pa paragjykuar, nëse do të jepnim votën thjesht dhe vetëm për një menaxher të Tiranës, shumëkush ka të drejtë të japë votën për Veliajn. Qoftë edhe për ta provuar. Fundja për aq sa kemi parë këto 18 muaj qeverisje, ai ka rezultuar të paktën shumë më aktiv sesa ta zëmë profesori i Financave shqiptare që zë sot postin e ministrit. Por meqenëse kjo është një garë politike..." Nese shenuesi ende nuk e ka kuptuar se keto zgjedhje jane per menaxhimin me te mire te Tiranes atehere gjynah per vete shenuesin, qe vjen rrotull dhe do te dali s'di se ku?!

Add new comment