Arkiv-Lajme

Lumturi Lamaj, një nënë që ka respekt për kolegët e të birit oficer policie, por që për vrasjen e tij do shkojë “deri në Hagë”

Postuar në 05 Maj, 2015 16:06

Lotët e nënës nuk shterojnë kurrë, sado të kalojnë vitet. Në ceremoninë e përkujtimit të efektivëve policorë të rënë në përballje me krimin, dy vite pas vrasjes së komisarit Dritan Lamaj dhe një muaj pas shpalljes së pafajshëm të të dyshuarit kryesor Arben Frroku, nëna e komisarit të vrarë është ftuar në një ceremoni për dëshmorët e policisë. Duke e ditur se në Hagë është një gjykatë e nivelit të lartë që zgjidh çështje të vështirë, që gjykatat “e zakonshme” nuk i zgjidhin dot, ajo me pak rreshta i ka tërhequr veshin shtetit të vet, atij për të cilin punonte dhe i biri.

Një përgjigje për etiketën “rondele” që u përmend në fushatë

Postuar në 05 Maj, 2015 14:05

Në intervistën e djeshme, kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Tiranës, Erjon Veliaj, foli edhe për kthimin nga SHBA, duke e argumentuar vendimin me një frazë që godet: “Më mirë një motorr energjie në Shqipëri, qoftë ajo një energji rebele apo konstruktive në Shqipëri, në vend të një rondeleje në Amerikë”, tha Veliaj. Ndaj kësaj fraze ka publikuar një opinion Mimoza Dervishi në gazetën “Tema” me titull: “Ne, rondelet e botës”.

Drejtorët të sjellin vota në fushatë? Deklarata e Ramës, reagimi i Berishës dhe sqarimi i PS-së

Postuar në 05 Maj, 2015 13:52

Një deklaratë e kryeministrit Rama në mbledhje elektorale, një reagim i Berishës dhe përgjigja sqaruese e Partisë Socialiste, gjithçka për një term të përdorur. Në mbledhjen e Shkdorës me strukturat lokale të partisë, Rama ka karkuar para dy ditësh një angazhim maksimal, pasi sondazhet janë pozitive, dhe humbja mund të vijë vetëm nga puna jo e mirë organizative. Por në fjalën e tij, një fragment i hedhur audio edhe nga Sali Berisha në fb-në e tij, dëgjohet fraza “kandidatët të ngarkojnë drejtorët, shefat etj, që të marrin përsipër sa kuti do marrin në përgjegjësi”...

Kryeministri në Lezhë: “Vetëm të marrët apo të ligjtë mund të kërkojnë sot që fara e “Rilindjes” hedhur para 18 muajsh të ishte bërë lis”

Postuar në 05 Maj, 2015 13:12

Kryeministri i Shqipërisë ka qenë sot në Lezhë ku ka prezantuar kandidatin e mazhorancës, Viktor Tushe. Edi Rama ka mbrojtur Rilindjen, programin e pagëzuar në 23 qershor, duke hedhur pishtë kritikat dhe akuzat. “Vetëm të marrët apo të ligjtë mund të kërkojnë sot që fara e “Rilindjes” hedhur para 18 muajsh të ishte bërë lis, e të rrinin poshtë të pinin birrë sikur të ishte festa e birrës në Gjermani. A thua se në 18 muaj u prodhua varfëria. Ky është drejtimi i duhur”,- tha Rama.
s.z

Parlamenti Europian thirrje Tiranës zyrtare të ruajë të paprekur Vjosën: Mjaft me projekte HEC-esh, ajo që humbisni është shumë më tepër

Postuar në 05 Maj, 2015 12:08

Siç njofton Deutsche Welle, Parlamenti Europian (PE) i bëri thirrje ditët e fundit qeverisë së Shqipërisë të rishikojë projektet hidroenergjetike përgjatë lumit Vjosa dhe degëve të tij.

KQZ, kërkesë mediave dhe partive të mos fillojnë fushatën më herët se afati ligjor. Reagon Vizion Plus

Postuar në 05 Maj, 2015 10:55

Një kërkesë e sotme e KQZ-së drejtuar mediave, që të mos pasqyrojnë aktivitet elektorale të partive, ka shkaktuar reagimin e drejtpërdrejtë të kanalit Vizion Plus. Sipas KQZ-së partitë shqiptare po shkelin kodin zgjedhor dhe kanë nisur fushatën më herët se data 22 maj, kur ajo nis zyrtarisht. Vizion Plus deklaroi me një editorial se do të transmetojë çdo tubim, takim, aktivitet, ngjarje që është me interes publik, pasi “nuk është KQZ ajo e cila përcakton atë që është e vlefshme për qytetarët, por janë mediat ato të cilat kanë përgjegjësinë e informimit për çfarë ndodh në vend”.

D.Hila e ka me Luan Bregasin në listën e këshilltarëve të PS-së: Ky tipi ndërtues pa leje, do më përfaqësojë mua në bashki?!

Postuar në 05 Maj, 2015 10:16

Tashmë në rolin e publicistit, ish zv.ministri i mbrojtjes Dritan Hila nuk e ka pëlqyer përbërjen e listës së kandidatëve të këshillit bashkiak të PS-së. Në veçanti Hila e kishte me Luan Bregasin, ish kreu i Dhomës së tregtisë dhe aktualisht drejtues i një shoqate tjetër, Biznes Albania.

“Luan Bregasi është në listën e anëtarëve për këshillin bashkiak nën siglën e PS”, shkruan Hila ne fb, “e mbaj mend që ka qenë kryetar i Dhomës së Tregtisë, e më vonë krijoi një biçim shoqate a partie që quhet “Biznes Albania”.

Ish-ministri i Financave Bode: “Pritet rritje tjetër taksash në muajin qershor. Ekonomia në koma...”

Postuar në 05 Maj, 2015 10:07

Ish-ministri i Financave, Ridvam Bode, ka dhënë një intervistë për revistën “Monitor”. Bode flet për situatën ekonomike, e cila nuk është e mirë, për rënien e të ardhurave në tremujorin e parë dhe për rënien në përgjithësi të aftësisë konkuruese të ekonomisë shqiptare si pasojë e vendosjes së taksimit progresiv. Por ish-ministri paralajmëron se kjo dobësi e ekonomisë dhe financave do të çojë në rritje të mëtejshme taksash që në këtë qershor që po vjen. “Në tërësi dominon ndrydhja e ekonomisë në ritmin e të ardhurave, por dhe evazioni përbën një efekt të dukshëm.

Pamjet nxjerrin zbuluar policinë. Pas pretekstit qesharak për “rambon” e Kukësit, Ministria e Brendshme pezullon Shefin e Krimeve dhe një inspektor

Postuar në 05 Maj, 2015 07:21

Reagimi jashtë çdo norme ligjore dhe profesionale i Shefit të Krimeve në Kukës, i cili  nxorri armën gjatë protestës së disa banorëve për energjinë elektrike nuk mund të mbulohej as me shoshë dhe as me tregime sqaruese nga policia. Pas incidentit ajo e justifikoi në mënyrë qesharake veprimin e punonjësit të saj, duke pretenduar se banorët kishin tentuar t’i merrnin pistoletën, çka e detyroi atë ta nxirrte nga brezi dhe t’ua drejtonte protestuesve.

Shqipëria ka kryeopozitarin të trepunësuar

Postuar në 05 Maj, 2015 05:13

Mediat raportojnë sot se kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, njëkohësisht kryetar i PD-së, ka përfituar edhe një rrogë në Holandë gjatë vitit 2014. “Në deklaratën e tij të pasurisë, Basha ka deklaruar se ka përfituar rreth 1.5 milionë lekë në vit nga puna si kryebashkiak i Tiranës, por edhe një pagë të siguruar nga Holanda prej 26 mijë eurosh, si drejtuesi i programit EWCP. Vetë Basha ka deklaruar se ka kryer këtë punë si drejtues i programit me kohë të pjesshme, ndërsa shuma që ka marrë është të paktën dy herë më e lartë se paga vjetore si kreu i bashkisë më të madhe në Shqipëri.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme