Shqipëria ka kryeopozitarin të trepunësuar

Mediat raportojnë sot se kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, njëkohësisht kryetar i PD-së, ka përfituar edhe një rrogë në Holandë gjatë vitit 2014. “Në deklaratën e tij të pasurisë, Basha ka deklaruar se ka përfituar rreth 1.5 milionë lekë në vit nga puna si kryebashkiak i Tiranës, por edhe një pagë të siguruar nga Holanda prej 26 mijë eurosh, si drejtuesi i programit EWCP. Vetë Basha ka deklaruar se ka kryer këtë punë si drejtues i programit me kohë të pjesshme, ndërsa shuma që ka marrë është të paktën dy herë më e lartë se paga vjetore si kreu i bashkisë më të madhe në Shqipëri. Mungojnë detajet rreth programit që vetë Basha ka deklaruar se drejton në Holandë, ku ai vetë ka studiuar dhe udhëton shpesh, së bashku me familjen. Megjithatë, një e ardhur e tillë nuk ka figuruar në deklaratat e pasurisë së Bashës gjatë viteve të fundit, për t’u shfaqur vetëm në vitin 2014, i pari vit kur Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive nuk kontrollohej më nga demokratët”, shkruan “Shekulli”. Kemi pra një kryetar opozite të trepunësuar, që i del koha edhe të mendojë për shpëtimin e Shqipërisë, edhe të drejtojë bashkinë, ndonëse vetëm me deklarata për shtyp, por edhe të venë e vijë në Holandë.
s.z
Comments
Prandaj kam dyshuar une pse i
<p>Prandaj kam dyshuar une pse i vjen kaq keq ktij per te varferit. Ky nje rroge do ta ndaj me te varferit. Perse i do gjithe ato leke???</p>
Edhe kur flet gjithe diten
<p>Edhe kur flet gjithe diten per hallet e shqipatreve dhe se ai do t'i zgjidhe ato. Nëne, nëne cfare na degjojne veshet!</p>
Add new comment