Arkiv-Lajme
Kandidati i PS-së për Tiranën, kërkon mbështetjen e socialistëve të Tiranës. Dhe u drejtohet me një letër të hapur
Kandidati i mazhorancës për Tiranën, Erjon Veliaj, ka publikuar sot një letër të hapur për socialistët e Kryeqytetit. “Këto zgjedhje janë jetike për të ardhmen e qytetit tonë. Ne duhet të fitojmë së bashku, që Tirana të marrë drejtimin e duhur...Jam i sigurtë që falë mbështetjes dhe angazhimit tuaj ne do të fitojmë”, shkruan Veliaj. Ngjan disi e pazakontë kjo letër, sa kohë Veliaj është drejtpërdrejt kandidaturë që vjen nga PS dhe jo nga ndonjë parti e koalicionit që drejtohet nga PS.
A. e SHBA, “edukim brezash” kundër korrupsionit. Ministri Çuçi: “Pa një shoqëri denoncuese, do të na shoqërojë gjithmonë”. Shembulli: Kryeministri foli për “drejtorë që po na nxjerrin bojën”
Ambasada amerikane ka nisur së fundmi një projekt që synon ndërgjegjësimin për luftën ndaj korrupsionit. Për këtë, ambasada ka vendosur të komunikojë me nxënës të shkollave të mesme, të cilët janë pjesë e projektit. “Nxënës të gjimnazeve të Elbasanit të angazhuar në këtë projekt, inskenuan rastet më tipike të korrupsionit në vend, siç është ai në shëndetësi, në arsim, gjyqësor etj.”, raporton Top-Channel. “Korrupsioni na mundon të gjithëve dhe ne duam që ai të marrë fund. Një nga mjetet më të fuqishme është një shoqëri aktive.
Blerja e banesave, “Monitor” sqaron se Tirana është e parafundit në rajon për nga çmimi, mesatarisht 1360 euro metri katror në qendër të qytetit
“Monitor” sqaron se sipas të dhënave të muajit prill të agjencisë së njohur Numbeo, Tirana renditet e parafundit në rajon për çmimin e m2 të një apartamenti në qendër të qytetit. Sipas këtyre të dhënave, çmimi mesatar për m2 brenda në qytet është 1365.57 euro për Tiranën, e cila duket se e ka më të lartë vetëm se sa Shkupi me 1207.96 euro/m2.
Serbia në prag të ndryshimit të Kushtetutës së vendit për Kosovën
“Balkanweb” bën me dije se kryeministri serb Aleksandar Vuçiç ka dhënë sinjalet e para se mund të propozojë ndryshime në kushtetutën e shtetit. Në një intervistë për gazetën Wall Street Journal, ai ka thënë se “nuk do të ishte kundër idesë për të pyetur qytetarët serbë në lidhje me ndryshimin e aktit më të lartë juridik të vendit, të miratuar më 2006, ku thuhet se Kosova është ‘pjesë integrale e territorit të Serbisë’. “Ne na duhet të diskutojmë për gjithçka me partnerët tanë në BE. Ne duhet ta diskutojmë këtë gjë edhe me popullin serb.
Durim Bami lë qelitë. Gjykata e Lartë jep masën “arrest shtëpiak”
Gjykata e Lartë ka liruar nga arresti me burg, Durim Bamin, i akuzuar si vrasës i paguar për eliminimin e deputetit Tom Doshi, sipas deklaratave të këtij të fundit. Gjykata ka vendosur masën “arrest shtpëiak”. Prokuroria e akuzon Bamin për kallëzim të rremë, pas rrëzimit që i bëri deklaratave për një vrasje të porositur ndaj deputetëve Doshi dhe Fufi.
Zgjedhjet në Britaninë e Madhe, Cameron triumfon dhe shkon drejt mazhorancës absolute. Bum i skocezëve
“Një e ardhme më e mirë për të gjithë” është foto e përqafimit të bashkëshortes së kryeministrit të rizgjedhur të Britanisë, David Cameron. Menjeherë pas daljes së rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme, vetë Cameron me kënaqësinë më të madhe, ka hedhur në twiter këtë mëngjes foton ku është me bashkëshorten e tij. “Një komb, një Mbretëri e Bashkuar, ja se si shpresoj të qeveris nëse do të jem mjaftueshëm me fat për të vazhduar si kryeministër”. Kjo është fitorja më e ëmbël, duke hedhur poshtë edhe sondazhet ka thënë ai.
Shtyhet deri më 15 korrik skema lehtësuese për pagesat e energjisë elektrike
Ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri ka deklaruar sot se skema lehtësuese për pagimin e energjisë elektrike do të vijojë deri më 15 korrik. Sipas tij, me skemën e ndjekur nga qeveria, pra lehtësim me 80% i kamatës kundrejt pagesës së detyrimit, kanë përfituar 300 mijë qytetarë. Mbeten ende 200 mijë qytetarë që nuk janë përfshirë në skemë, e cila tanimë shtyhet sërish.
s.z
Bilanci i Bashës në Bashkinë e Tiranës: “Trashëgimia kryesore, modeli im i zhvillimit”
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka qenë dje i ftuar në “Opinion” ku ka folur për punën e tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Pyetjes se “cila është trashëgimia që ju lini në Bashkinë e Tiranës”, ai i dha këtë përgjigje: “Është modeli im i zhvillimit. Një model i punëve të dukshme e të padukshme, por jo një model i fasadës”. Një përgjigje, që gjithsesi shtron shumë pikëpyetje.
s.z
Ngërç në negociatat për Gjykatën Speciale të Kosovës, Ekipi Teknik nuk negocion me Brukselin zyrtar
Sipas “Koha Ditore” procesi i finalizimit të Projektligjit për Gjykatën Speciale, ndodhet në ngërç. Ekipi Teknik ka vendosur të mos negociojë me Brukselin zyrtar përmbajtjen e këtij dokumenti, pa vendimmarrjen paraprake të Grupit Politik përkitazi me 11 çështje të ngritura dy javë më parë. Një delegacion i Bashkimit Evropian ka qëndruar të mërkurën në Kosovë me qëllimin për të folur rreth përmbajtjes së Projektligjit për dhomat e specializuara dhe Prokurorinë e Specializuar. Për të nuk janë informuar mediat. Ka zhvilluar një takim me Ekipin Teknik.
Përvijohet lëvizja anti-Rilindje. “Shqip” bashkon në një qëllim Gjinushin, Doshin, D. Priftin, Blushin dhe nanoistët, që po konkurojnë PS-LSI me “socialistë të pakënaqur”
Gazeta “Shqip” shkruan sot për atë që e quan: Lëvizje anti-Rilindje brenda së majtës. Dhe brenda këtij termi që ambalazhon pakënaqësinë ndaj mazhorancës aktuale “Shqip” përfshin Skënder Gjinushin dhe Partinë Socialdemokrate, Ben Blushin, nanoistët, Tom Doshin, “që ka rolin e vet në këtë lëvizje” dhe Dritan Priftin. Ky “grupim” sipas gazetës në fjalë, po bën diversion ndaj të majtës zyrtare me kandidatura socialistësh të pakënaqur në Rrogozhinë, Malësi të Madhe, Përmet, Selenicë apo edhe në Fier.