Arkiv-Lajme

Rënia e qarkullimit të parasë, 15 mijë subjekte nuk paguajnë tatimet

Postuar në 10 Maj, 2015 11:22

Rënia e qarkullimit të parasë në treg ka shtuar edhe listën e borxhlinjve në tatime. “Vizion Plus” raporton se numri i bizneseve të cilat nuk kanë paguar taksat deri në fund të muajit prill, ka shkuar në 15 mijë nga 13 mijë që ishte një vit më parë. Duke iu referuar shifrave zyrtare, në kronikë thuhet se vetëm gjatë këtij viti numri i sipërmarrjeve private të cilat nuk kanë shlyer detyrimet është rritur me 15% krahasuar me një vit më parë.

Situata në Maqedoni, “Alsat M” raporton se edhe Jahjaga ka kërkuar mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë

Postuar në 10 Maj, 2015 10:44

Situata në Maqedoni ka bërë që jo vetëm në këtë vend të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Edhe Kosova do të mbledhë Këshillin e saj të Sigurisë për të diskutuar për zhvillimet e forta që sollën një numër të lartë viktimash. “Alsat M” raporton se presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka kërkuar mbledhje urgjente të Këshillit te Sigurisë për të diskutuar mbi zhvillimet në Maqedoni.

http://alsat-m.tv/News/193442/jahjaga-mbledh-keshillin-e-sigurise

n.k

Pas aksionit, Gruevski del para mediave: “Ishte skenar për destabilizimin e Maqedonisë”

Postuar në 10 Maj, 2015 09:41

Pasi policia ka konfirmuar përfundimin e aksionit policor në Kumanovë me bilanc dramatik 22 viktima, kryeministri  Nikolla Gruevski ka dalë për herë të parë para mediave për të dhënë qëndrimin e tij. Synimi i grupit të armatosur, sipas kryeminstrit, ishte destabilizimi i Maqedonisë.

Policia e Maqedonisë: “Aksioni në Kumanovë ka përfunduar. Eliminuam një prej grupeve më të rrezikshme në Ballkan”

Postuar në 10 Maj, 2015 08:47

Zëdhënësi i policisë së Maqedonisë, Ivo Kotevski  deklaron se aksioni policor në Kumanovë ka përfunduar. Në një dalje për mediat, ai tha se grupi është udhëhequr nga 5 persona kryesorë, tre prej të cilëve janë dorëzuar. “Janë dorëzuar rreth 30 persona të tjerë, kurse në vendin e ngjarjes janë gjetur shumë armë. Duke pasur parasysh se gjatë kohë e kanë sulmuar policinë kanë pasur snajper, bomba dhe topa dore. Është eliminuar një prej grupeve më të rrezikshme në Ballkan. Aksioni ka përfunduar”, tha Kotevski sipas “Zhurnal”.

Dorëhiqet kandidati i PD-së në Kurbin. Biba: "Shkak gjendja shëndetësore. Nuk jam kërcënuar"

Postuar në 10 Maj, 2015 07:30

Kandidati i propozuar nga Partia Demokratike për Bashkinë e Kurbinit, Altin Biba, një javë pas zyrtarizimit të tij, është dorëhequr nga pjesëmarrja në garë. Gazeta “Shqip” shkruan se  shkaku zyrtar është gjendja e tij shëndetësore, që e bën të pamundur angazhimin në zgjedhjet e 21 qershorit.

Nazarko tenton një kritikë diskredituese ndaj "lëvizjes" së Ben Blushit, duke marrë borxh një titull letrar të Kiço Blushit

Postuar në 10 Maj, 2015 06:39

Mentor Nazarko, i njohur si analist i zhvillimeve politike në vend, me sens kritik konstant ndaj PD-së dhe Sali Berishës, shkruan sot në “Panorama” një opinion për lëvizjen e Ben Blushit. Nazarko i njeh Blushit aftësitë retorike, duke provokuar me mendimin se deputeti socialist, po risjell një frymë të përfaqësuar në shekullin e 20-të nga politikanë dhe gazetarë me formim solid, deri edhe akademikë. Por këtu qëndron sipas Nazarkos sfida e Blushit: a ka aftësi ai të formulojë një doktrinë? Pyetja shtrohet në thelb nga vetë aksioni i deputetit, si rruga e vetme ku çojnë kritikat.

Fushatë denigruese në Jug. Kryeministri në Himarë: “Mos na turpëroni duke bërë budallain, duke votuar atë që ka sjellë Saliu këtu”. Në Gjirokastër e cilëson qeverinë Berisha, si armike

Postuar në 10 Maj, 2015 06:17

Kryeministri i vendit, bashkë me aleatin e vet, Ilir Meta, kanë zbritur në Jug të vendit për të bërë fushatë për kandidatët e mazhorancës. Po sjellim në vëmendje deklaratat e kryeministrit në Himarë dhe në Gjirokastër. Në Himarë: “Himarjotët janë njerëz të çuditshëm, kanë lloje-lloje gjërash në kokë, janë kokë më vete, por budallenj as kanë qenë dhe as i ka bërë njeri për budallenj. Prandaj do t’ju lutesha shumë atyre himarjotëve që janë me Partinë Demokratike, që mos na turpëroni duke bërë budallain, duke shkuar për të votuar atë që ka sjellë Saliu këtu. Ja ku e keni Gjergjin.

Rama dhe Basha, qartësisht të ndarë për rrugën ekonomike të vendit

Postuar në 10 Maj, 2015 06:11

Mazhoranca dhe opozita ndahen qartësisht lidhur me situatën ekonomike që po kalon vendi. Qëndrimet mbi këtë temë janë bërë objekt kryesor edhe i fjalimeve në aktivitetet që organizohen për prezantimin e kandidatëve për zgjedhjet e 21 qershorit. Nga Malësia e Madhe dhe Puka ku u prezantuan kandidatët, Basha tha se vendi po shkon drejt përkeqësimit ekonomik. “Shqipëria po ecën drejt humnerës ekonomike.

“Zhurnal” raporton se Ivanov ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Në tryezë, të ftuar edhe Zaev, Ahmeti e Thaçi

Postuar në 10 Maj, 2015 05:05

Presidenti i Maqedonisë Ivanov ka thirrur pasditen e sotme mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në një format të zgjeruar për të diskutuar për zhvillimet në Kumanovë. “Zhurnal” raporton se në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të saj, janë thirrur edhe liderët e partive më të mëdha në vend, lideri i LSDM-së Zoran Zaev, lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe lideri i PDSH-së Menduh Thaçi. Në përfundim të mbledhjes pritet të mbahet edhe një deklaratë zyrtare.

http://www.zhurnal.mk/content/?id=155101202824

Ekspertët e ekonomisë, platformë me zgjidhje për nxitjen e kreditimit në Shqipëri

Postuar në 10 Maj, 2015 04:59

Një ekip ekspertësh të ekonomisë pritet të dalin me një paketë propozimesh për nxitjen e kreditimit në vend. Sipas ish-ministrit të Financave, Arben Malaj platforma merr parasysh faktin se kreditimi është një mënyrë që ekonomia të ecë para dhe ndaj I duhet kushtuar vëmendje problematikës së uljes së tij për shkak të kredive me probleme. Ai jep edhe disa propozime konkrete se si mund të arrihet kjo. “Ka sektorë të ekonomisë ku kredia mund të jepet sepse kanë shkallë më të lartë, dhe mund të mbahet e bllokuar në sektorë ku kreditë janë më problematike.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme