Arkiv-Lajme
A ka gjasë që ky kupon të jetë i vërtetë, apo kemi sërish një trillim për qëllime politike?
Ish-kryeministri Sali Berisha, publikon në profilin e vet një foto që thotë se e ka marrë nga rrjetet sociale. Aty shihet një kupon me logon e LSI-së, me një shifër 5000 lekë. Të jetë e vërtetë? Çështja mund të jetë spekullim, apo edhe fotomontazh, por në çdo rast, i takon partisë së drejtuar Ilir Meta të reagojë, në mënyrë që të mos lejojë njollosjen e emrit të vet. Njollosje që cenon edhe imazhin e Aleancës së Shqipërisë Europiane.
s.z
Propozimi i Taulant Ballës për heqjen e nenit 62 në ligjin e mediave, A. Bushati: “Një grusht shteti mediatik...nga një deputet i përdorur”
Para disa ditëve, deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, bëri një propozim për të hequr nga ligji për mediat audiovizive të nenit 62. Nen që siguron pluralizmin e mediave dhe heq mundësitë e përqendrimit në një dorë të vetme të njësive mediatike të mëdhe. Andi Bushati ka rimarrë këtë temë, duke u përpjekur të gjejë arsyet se çfarë e shtyn një deputet të PS-së, i shquar edhe ai në vite si folës i palodhur në Parlament, si akuzator, apo si vokalist i të drejtave të kësaj shoqërie të shtypur nga Sali Berisha, që të sugjerojë pikërisht, monopolizimin e mediave.
Forumi Musliman i Shqipërisë reagon për ngjarjet në Kumanovë: Skenare të errëta për të dëmtuar shqiptarët e Maqedonisë
Forumi Musliman i Shqipërisë ka reaguar ndaj ngjarjeve të fundit në Kumanovë, të cilat I quan një skenar të errët në dëm të shqiptarëve. Në një deklaratë mbi operacionin e forcave maqedonase në “Lagjen e Trimave”, Forumi Musliman i Shqipërisë thotë se banorët shqiptarë të Kumanovës duhet të të dëgjojnë thirrjet e hoxhallarëve për të ruajtur qetësinë dhe për të mos rënë në kurthin e skenarëve që janë në dëm të shqiptarëve.
Deklarata e Plotë
Erdogan të mërkurën në Tiranë për inagurimin e fillimit të punimeve në xhaminë e Namazgjasë
Xhamia që pritet të ndërtohet në sheshin e Namazgjasë do të marrë bekimin e presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan. Ai viziton të mërkurën Tiranën me ftesë të presidentit Bujar Nishani, ku pjesë e axhendës është edhe prania në fillimin e punimeve të xhamisë së madhe të Tiranës. Turqia në fakt është edhe një prej financueseve të këtij projekti. Erdogan do të pritet me një ceremoni zyrtare në Presidencë dhe më pas dy delegacionet do të zhvillojnë bisedime dhe dhe do të nënshkruajnë disa marrëveshje.
Media maqedonase raporton për dorëheqje të ministres së Brendshme, Gordana Jankullovska dhe ministrit te Transporteve. Gruevski nis procedurat e zëvendësimit
Ministrja e Brendshme e Maqedonise, Gordana Jankullovska ka dhënë dorëheqjen nga posti dy ditë pas përfundimit të operacionit të Kumanovës ku mbetën të vrarë 8 police dhe 14 persona, pjese e grupit te armatosur të vetëquajtur si Ushtria Çlirimtare Kombëtare.
Tjetër video nga operacioni në “Lagjen e Trimave”. Ushtarët maqedonas filmojnë me celular kapjen e grupit të armatosur (Video)
Ndonëse nuk ka bërë ende një raport të plotë të operacionit ushtarak në Kumanovë, Ministria e Brendshme e Maqedonisë vijon të publikojë pamje nga ndërhyrja e armatosur në “Lagjen e Trimave”. Një një tjetër video të filmuar me cellular nga vetë ushtarët maqedonas tregohet momenti kur është kapur një pjesë e grupit të armatosur. Ata vendosen me kokën pas murit dhe duar të lidhura në pjesën e jashtme të një banese të bërë shoshë nga plumbat. Disa prej “rebelëve” janë me rroba civile, ndërsa të tjerë me veshje ushtarake dhe stemën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
l.m
UÇK e re del me deklaratë për Kumanovën: Luftëtarët i tradhtuan disa banorë. Shqiptarët të largohen nga rradhët e policisë dhe ushtrisë, përndryshe...
Me një deklaratë të posaçme për të sqaruar rastin e Kumanovës, e vetëquajtura UÇK njofton se beteja për ta ka qenë e papritur dhe ka ardhur si pasoje e tradhtisë së disa banorëve që kanë thirrur policinë. Deklarata “numër 5”, një tekst me gabime të shumta thotë se megjithë tradhtinë, luftëtarët e saj i treguan shtetit maqedon se janë në gjendje të luftojnë dhe do ta vazhdojnë luftën. Ndërkaq, deklarata u bën thirrje anëtarëve shqiptarë në strukturat e policisë dhe ushtrisë, që të largohen nga këto struktura, ndryshe “nuk do të mbajmë më përgjegjësi”.
Komunikata e plotë:
Shoqëritë “tagrambledhëse” të CEZ padisin Shqipërinë në Arbitrazhin Ndërkombëtar për prishje kontrate, kërkojnë 170 mln euro
170 milionë euro kërkojnë nga shteti shqiptar disa kompani që ishin kontraktuar nga ish-shoqëria CEZ Albania, për mbledhjen e borxhit në vitin 2012. Sipas Shqip, kompanitë në fjalë kanë punuar në periudhën korrik-dhjetor 2012 dhe kanë përfituar miliona euro, por u është prishur kontrata disa muaj pasi ERE i hoqi licencën shoqërisë CEZ. Sipas marrëveshjes me CEZ, shoqëritë merrnin 50 për qind të parave që mblidheshin nga abonentët.
Ja si u pritën deputetët e BDI-së në Kumanovë. Banorët: Nuk bëtë asgjë për ta parandaluar, vepruat siç i konvenon pushtetit të Maqedonisë (Video)
Incidenti i Kumanovës “nxori zbuluar” edhe dy partitë shqiptare në Maqedoni, të cilat janë kritikuar ashpër për qëndrimin e mbajtur ndaj operacionit ushtarak në Lagjen e Trimave. Dy ditë pas përfundimit të luftimeve, deputetët e BDI-së (Bashkimit Demokratik për Integrim) vizituan banorët shqiptarë të Kumanovës, shtëpitë e të cilave u rrënuan nga predhat e forcave speciale maqedonase.
AMA dënon me gjobë 40 mijë lekë TV Klan për “humorin” e Çanit me çamët dhe sarandiotët
Autoriteti i Mediave Audiovizive nëpërmjet një njoftimi për mediat bën të ditur se televizioni kombëtar Klan është gjobitur me 400 mijë lekë të reja për mungesë etike. Kjo pas fyerjes publike që moderatori Arian Çani bëri për komunitetin çam dhe sarandiot në emisionin e tij Zonë e Lirë, edhe pse Çani ka deklaruar se është fjala për një batutë, shaka që “nuk është kuptuar”. Në këtë rast, gjithsesi duket se humori në fjalët “çamët edhe t’i vrasësh, pak e kanë” dhe po kështu me sarandiotët, ka qenë me pasoja.