Shoqëritë “tagrambledhëse” të CEZ padisin Shqipërinë në Arbitrazhin Ndërkombëtar për prishje kontrate, kërkojnë 170 mln euro

Postuar në 12 Maj, 2015 12:26

170 milionë euro kërkojnë nga shteti shqiptar disa kompani që ishin kontraktuar nga ish-shoqëria CEZ Albania, për mbledhjen e borxhit në vitin 2012. Sipas Shqip, kompanitë në fjalë kanë punuar në periudhën korrik-dhjetor 2012 dhe kanë përfituar miliona euro, por u është prishur kontrata disa muaj pasi ERE i hoqi licencën shoqërisë CEZ. Sipas marrëveshjes me CEZ, shoqëritë merrnin 50 për qind të parave që mblidheshin nga abonentët. Burime nga Avokatura e Shtetit pohojnë për gazetën se mes shoqërive që kërkon nga Arbitrazhi Ndërkombëtar është edhe ajo e shtetasit Kastriot Ismailaj, ndaj të cilit prokuroria ka filluar disa hetime për mashtrim, pikërisht me kontratat që ka lidhur me CEZ-in, dhe që ka përfituar rreth 6 milionë euro pa kryer asnjë punë, teksa dyshohet nga prokuroria edhe për pastrim parash.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.