Media maqedonase raporton për dorëheqje të ministres së Brendshme, Gordana Jankullovska dhe ministrit te Transporteve. Gruevski nis procedurat e zëvendësimit

Postuar në 12 Maj, 2015 14:30

Ministrja e Brendshme e Maqedonise, Gordana Jankullovska ka dhënë dorëheqjen nga posti dy ditë pas përfundimit të operacionit të Kumanovës ku mbetën të vrarë 8 police dhe  14 persona, pjese e grupit te armatosur të vetëquajtur si Ushtria Çlirimtare Kombëtare.

Jankullovska e kishte vlerësuar operacionin si tepër profesional. Ajo është një prej personazheve më të përfolura në përgjimet e publikuara nga opozita. Dorëheqjen nga posti ka dhënë edhe ministri i Transporteve. Për dy ministrat kryeministri Gruevski ka nisur procedurat e zwvendësimit. Për këtë çështje dhe transparencën mbi incidentin e Kumanovës, perëndimi ka kërkuar shpjegime nga qeveria e Shkupit. Pas takimit me kryeministrin Gruevski, ambasadorët në Shkup janë takuar të martën me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti duke i ripërsëritur kërkesën për të hetime të plota.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.